Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pasi raketat amerikane shkatërruan autokolonën duke vrarë Qassim Soleimanin, figurën më të rëndësishme ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. PD-ja thotë se mbështet SHBA-në në luftë kundër terrorit. Sipas selisë blu, vendimi i Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi.
"Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes" shkruan Partia Demokratike.
Raketat amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani. Sulmi amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga Teherani.
Edhe une ta mbeshtes ty o Lul shalengjitur patjeter edhe Berishes por tyten e pushked kur do jua mbeshtes Amerika?
PërgjigjuBirisha terroristi kur do kallet?
PërgjigjuBerisha nuk kalket se eshte topmu.. e mu... nuk ndez