Vritet nga SHBA në aeroportin e Bagdadi, gjenerali iranian dhe shtatë të tjerë! Trump: E bëmë për të mbyllur luftën... (REAGIMET)

Rreth mesnatës, disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të  aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 të tjerë. Blitz-i i forcave amerikane vjen pas paralajmërimit të  ministrit të mbrojtjes, Esper, pas disa ditësh demonstrimesh dhe akteve guerile para ambasadës amerikane të cilat ishin rrjedhojë e bombardimit të milicive shiite ku gjetën vdekjen 25 prej tyre.



Sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, sulmi u krye kur Soleimani dhe bashkëpunëtori i tij, Mohamed Ridha, sapo kishin zbritur në tokë dhe po hynin në njërën nga dy makinat që i prisnin. Vrasja e Soleimani rrezikon të ketë pasoja të thella në marrëdhëniet e tensionuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, në Lindjen e Mesme por edhe në Shtetet e Bashkuara. Irani zyrtar tha se SHBA dhe Izraeli ishin përgjegjës për aktin e asaj që ata e quajtën terrorizëm ndërkombëtar dhe premtuan reagime, ndërsa tregjet e naftës në Lindjen e Largët kanë shënuar rritje të mprehta të çmimit të naftës.

Dy ditë më parë Pentagoni tha se 4,000 parashutistë janë gati për tu ulur në Kuvajt. Dërgimi i trupave shtesë në Lindjen e Mesme erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani do të "paguajë një çmim shumë të madh" për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad. Brigada e Divizionit të 82-të të Ushtrisë Ajrore të Ushtrisë amerikane u urdhërua për t'u vendosur me shpejtësi në Kuvajt për tju shtuar 750 të tjerëve që ishin duke shkuar.

“Të paktën 750 paratrupa janë tashmë duke shkuar në Lindjen e Mesme, konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper duke thënë se forcat shtesë janë të gatshme për t'u vendosur brenda disa ditëve. Kjo vendosje është një veprim i duhur dhe parandalues ​​i ndërmarrë si përgjigje e niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane”, - tha Esper. Një total prej 4,000 ushtarësh nga Brigada e 82-të janë njoftuar se do mbërrijnë brenda 24 orëve të ardhshme.

Pak muaj më parë në tetor të vitit të kaluar në Shqipëri u parandalua një sulm terrorist iranian kundër opozitës së këtij vendi (MEK) të strehuar në vendin tonë. Sulmi ishte planifikuar të kryhej nga disa persona të cilët ishin trajnuar dhe ishin pjesë e forcave iraniane QUDS, komandanti i të cilëve u ekzekutua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Pse vrasja e Qassem Soleimanit krahasohet me vrasjen e Franc Ferdinandit që filloi një zinxhir ngjarjesh që çuan në Luftën e Parë Botërore

1578085377_ferdinant.jpg
Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme. Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit. Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajn se vrasja e gjeneralit është e ngjajshme me një vrasje tjetër 105 vjet më pare, ku pas asaj ndodhën një mori ngjarjesh. Në qershor 1914, Archduke Franz Ferdinand u qëllua për vdekje – së bashku me gruan e tij – në Sarajevë, Bosnje. Ai ishte trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze. Ai u vra nga një aktivist 18 vjeçar boshnjak, i cili ishte i zemëruar që vendi ishte pushtuar nga perandoria e Archduke.  Pas të shtënave, vendet u përpoqën të merrnin pjesë dhe ajo filloi një zinxhir ngjarjesh që çuan në Luftën e Parë Botërore, përcjell Periskopi.

Rrjedhjen e kësaj ngjarje pritet të vijinë edhe pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman. Ajatollahu Khamenei i cili bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Ora 21:51
Vrasja e Qasem Soleimani-t, Trump konferencë për shtyp: Morëm masa për të ndaluar një luftë! Soleimani po planifikonte sulme më të rënda


Pas vrasjes së Qassem Soleimani, Presidenti, Donald Trump ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar edhe disa nga  detajet se pse u ndërmor një sul i tillë ndaj Iranit.

Trump ka deklaruar se agresioni i i Iranit për të destabilizuar rajonin është i madh por tashmë është koha që të përfundojë. Sipas Trump, SHBA nuk kërkon që të ndryshojë regjimin e Iranit por vetëm që të vendos siguri në rajon.

Ndër të tjera Donald Trump është shprehur se Gjenerali i lartë i Iranit kishte planifikuar sulme të reja më të mëdha ndaj stukturave të SHBA të vendosura në rajon.

“Ajo çfarë Shtetet e Bashkuara bënë dje, duhej të ishte bërë prej shumë kohësh. Shumë jetë mund të ishin shpëtuar... protestuesit që u shtypën brutalisht në Iran, ku mbi një mijë civilë të pafajshëm u torturuan dhe u vranë nga vetë qeveria e tyre. Ne vepruam për të ndalur një luftë. Nuk vepruam që të fillojmë luftën”.

Megjithatë, Presidenti Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm. “Nëse do të kërcënohen amerikanët, kudo që të ndodhen, ne i kemi të identifikuara objektivat dhe unë jam gati dhe i përgatitur për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm”, tha Presidenti Trump.

Ora 20:21
Iran - SHBA: Rrezik për tensione të reja në të gjithë rajonin

Irak Bagdad Airport Luftschlag US-Streitkräfte auf General Qassem Soleimani (AFP/Iraqi Military)

Tensionet që priten pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian Ghassem Soleimani mes Iranit dhe SHBA-së mund të shtrihen në të gjithë rajonin. Sidoqoftë fillimsiht tensionet mund të përqendrohen në Irak. Në afërsi të aeroportit të Bagdadit automjeti i Soleimanit u godit nga një dron i SHBA-së. Që në Irak së shpejti mund të ketë tensionem këtë e la të nënkuptohet thirrja e ambasadës së SHBA-së në Bagdad. Ajo u bëri thirrje shtetasve të SHBA-së që të largohen menjëehrë nga ky vend. Po ashtu ata nuk duhet të qendrojnë më në afërsi të ambasadës.

Se si do të reagojë Irani ndaj vrasjes së njërit prej gjeneralëve më të rëndësishëm, kjo nuk mund të parashikohet, thotë eksperti i Lindjes së Mesme Sanam Vakil vnga Think Tank-u në Londër  Chatham House. Por përjashtohet, që qeveria në Teheran të mos reagojë ndaj vrasjes së gjeneralit. Po ashtu Irani mund të marrë një sërë masash, parashikon Vakil. "Një n dër mundësitë më të thjeshta është, që të nxisë përshkallëzimin e situatës në Irak." Vakuumi i pushtetit i krijuar atje pas tërheqjes së kryeministrit Adel Abdel Mahdi ofron një mundësi për nxitje të tilla.

Edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë "Të Gjelbërit" në Gjermani, Omid Nouripour, mendon se dhuna në rajon mund të rritet. "Vrasja e Kassem Soleimanis është një pistë për shkarjen e shpejtë drejt një përshkallëzimi të madh ushtarak", thotë Nuripour në nëj deklarim për shtypin. "Soleimani ishte jo vetëm një kryestrateg i agresionit iranian në Lindjen e Mesme, si në Siri apo Irak, por ai ishte edhe mishërimi i politikës së Teheranit në rajon.  Vdekja e tij do të kuptohet si një humbje e prestigjit nga ana iraniane dhe si shpallje e luftës prej amerikanëve."

Nuk përjashtohen tensionet në mbarë rajonin

Tensionet mund të kalojnë përtej Irakut, thotë eksperti Sanam Vakil. "Soleimani kishte lidhje me Hassan Nasrallah dhe me Hisbollahun." Nasrallah është shefi i milicëve Shiitë në Liban të sponsorizuar prej Iranit. Lidhjet atje si edhe me grupet e milicëve në Irak deri tani kanë shërbyer për ta shtrirë influencën në Lindjen e mesme nbë mënyrë jo konvencionale dhe destabilizuese, thotë Vakil. "Kësisoj nuk mund të përjashtohet, se Irani të sulmojë edhe anijet në Gjirin Persik dhe ndoshta edhe shtetet e Gjirit. Këtë ai e ka bërë edhe në shtator të vitit që sapo lamë pas."

Po ashtu Irani mund të përpiqet të provokojë një sulm ndaj Izraelit përmes Hisbollahut. "Ndonëse në atmosferën që mbizotëron aktualisht Hisbollah nuk do të ishte i gatshëm ta bëntë një gjë të tillë. Aktualisht kjo lëvizje nuk do të involvohet në një konflikt ushtarak me Izraelin. Ndaj përshkallëzimi në lindje të Mesdheut nuk ka gjasë. E njëjta gjë vlen edhe për Sirinë. Irani mund ta konsiderojë si më me arsye. që të përqendrohet tek Iraku", kështu i përshkruan skenarët e mudnshëm eksperti i Chatham-House.

Iran Kommandeur Al-Kuds-Brigaden General Ghassem Soleimani (Farsnews )

Gjenerali iranian Ghassem Soleimani

Reagimi i paparashikueshëm i Iranit 

Vrasja është një pikëkthese, thotë eksperti ushtrarak jordanez Mamoun Abu Naëar në intervistë për Dë. Irani është id etyruar të reagojë, thekson ai. Në rast të kundërt ai nuk mund ta ruajë statusin që ka në rajon. "sidoëoftë iranianët duhet të jenë të përgatitur për një skenar të tillë. Ata ndërkohë kanë një pasues për Soleimanin, që së shpejti do të komunikohet." Reagimi iranian ndaj vrasjes mund të ishte i shumëllojshëm, mendon Aba Naëar. "Mudn tëvrëmbehen amerikanë nga SHBA-ja në rajon. Mundtë mbyllet kalimi në Hormus. Cilido qoftë reagimi, ai do të jetë i dhimbshëm për amerikanët." por nuk do të ketë luftë të hapur, thekson Abu Naëar. "Atë nuk mund ta përballojnë as SHBA-ja dhe as iranianët. Një luftë mund t'i vinte flakën të gjithë rajonit."

Irani mund të aktivizojë forcat e veta në Jemen, në Siri, në Liban dhe në Irak. Shqetësuese është gjendja veçanërisht për Izraelin, tërheq vëmendjen eksperti. "Çdo përshkallëzim i madha në rajon mund ta prekë Izraelin." Edhe një sulm nga ana e Hisbollahut libanez nuk mund të përjashtohet, sipas tij.

Aleatët e SHBA-së në rajon kanë arësye tani të shqetësohen. "Qeveritë e shteteve arabe të Gjirit janë të shqetësuara, sepse reagimi iranian mundtë ketë pasoaj edhe për ta."

Iraku fushëbeteja e tërthortë mes dy fuqive

Vrasja e gjeneralit mund të jetë edhe një shenjë, që qeveria e SHBA-së ta rivlerësojë politikën e deritanishme për njëangazhim mëtë pakët në rajon. Gazetat arabe këtë hamendësim e kanë ritheksuar në fillim të javës në sfondin e sulmit ndaj milicëve Kataib-Hisbollah.

"Iraku konsiderohej për armerikanët që pas tërheqjes si një shtet i dështuar", shkruan gazeta "Al-Quds al-araby". Tani qeveria në Uashington do me sa duket të tregojë sërish një prani të përforcuar. "Në konfrontimin me Iranin duket, se tërheqja mund të destabilizojë edhe më shumë situatën në rajon."

Edhe gazeta irakiane "Kitabat" vënë dukje, se në tensionet e përshkallëzuara sërish mes SHBA-së dhe Iranit i pari që mund të vuajë pasojat është Iraku. Atje mund të zhvillohet një luftë e tërthortë mes këtyre dy forcave. "përshkallëzimi amerikano-iranian hyn në një raund të ri, dhe sërish përplasja ndodh në tokë irakiane." Të dy aktorët ndërkaq kanë qëllim të përbashkët, thekson kjo gazetë: "Të dy duan ta mbajnë të dobët shtetin e irakian." Para pak ditësh SHBA qëlluan në Irak ndaj Kataib-Hisbollah, prej nga si pasojë humbën jetën rreth  30 luftëtarë. Ky sulm i vjen në favor në radhë të parë qeverisë në Teheran: "Kjo qeveri në aleancë me grupet e milicëve mund ta shfrytëzojë kaosin, për të realizuar interesat e veta." Kësaj influence duhet t'i kundërvihet sa më shumë të jetë e mundur qeveria në Bagdad./DW/

Ora 17:35
Publikohen pamjet, momenti kur SHBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit (VIDEO)

Ky është momenti që dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Islame u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit Nga bombardimi mbeti i vrarë edhe Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit.

Pamjet e filmuara pranë aeroportit dhe të shpërndara nga stacioni televiziv irakian AhadTV tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize të premten në mëngjes.

Ora 17:13
SHBA, sulmi i Trumpit ndaj gjeneralit të Iranit tre ditë para datës së Impeachment

Presidenti Donald Trump, i cili në muajin qershor kishte bllokuar 10 minuta para bombardimet e disa bazave ushtarake në përgjigje të rrëzimit të një droni amerikan, këtë herë iu vuri veshin 'skifterëve' të administratës së tij dhe vetëm tre ditë nga Impeachment në Senat, ku do të jepet vendimi përfundimtar, fajtor apo i pafajshëm.

"Ne duhet ta kishim bërë atë vite më parë."

Donald Trump përuron një nga ditët më dramatike të presidencës së tij me një tweet të postuar në nëntë të mëngjesit nga vendpushimi i tij në Mar-a-Lago, në Florida.

"Gjenerali Qasem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve. Ai po planifikonte të vriste shumë më tepër. Ne nuk e lejuam atë ... »


Ndërkohë, kritikët e Donaldit kanë kujtuar kohën kur Trump akuzonte dikur Barack Obamën, se ishte "i gatshëm për të bërë luftë kundër Iranit thjesht për t'u rizgjedhur".

Obama gjithmonë e përjashtoi vrasjen e gjeneralit iranian, pikërisht nga frika e pasojave për rajonin.

Ora 17:06
Vrasja e Soleimanit, deklarata të shumta për vetëpërmbajtje dhe hakmarrje, protesta në Iran, Irak, Pakistan dhe Rripin e Gazës

Vrasja nga forcat amerikane e udhëheqësit të forcës elitë “Quds” të Iranit gjatë një sulmi ajror në Irak, ka nxitur thirrje nga ato për përmbatje e deri tek ato për hakmarrje.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohammad Javad Zarif e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani “një akt terrorizmi shtetëror dhe shkelje të sovranitetit të Irakut”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se vrasja e tij shmangu një “sulm që pritej të ndodhte nga momenti në moment” kundër interesave amerikane. Departamenti amerikan i Mbrojtjes shtoi se Soleimani “po hartonte në mënyrë vazhdueshme plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak, si dhe në të gjithë rajonin”. Gjenerali ishte një nga strategët kryesorë ushtarakë të Iranit.

“Martirizimi i Soleimanit do ta bëjë Iranin më të vendosur t’i rezistojë ekspansionit amerikan si dhe të mbrojë vlerat tona islamike”, tha Presidenti iranian Hassan Rouhani në një deklaratë. “Pa dyshim që Irani dhe vendet e tjera që kërkojnë liri në rajon do të hakmerren”, shtoi ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha se sulmi ishte kryer “pa u këshilluar” me Kongresin dhe se rrezikonte “të provokonte një përshkallëzim të mëtejshëm e të rrezikshëm të dhunës”. Ajo shtoi se “SHBA dhe bota nuk mund ta përballojnë përshkallëzimin e tensioneve deri në pikë që të mos ketë kthim pas”.

Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab u bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbatje.

Një zëdhënës i grupit palestinez Hamas tha se vdekja e gjeneralit “hap dyert e rajonit për të gjitha zhvillimet e mundshme, përveç qetësisë e stabilitetit”. Bassem Naim tha se “përgjegjësia për këtë është e SHBA-së”.

Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se Kina “e kundërshton përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Ai tha se Pekini “u bën thirrje të gjitha palëve përkatëse, veçanërisht SHBA-së për vetëpërmbatje si dhe për parandalim të përshkallëzimit të tensioneve”.

Senatori amerikan Jim Risch, kryetari republikan i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat shkruante në Twitter se “sot u dha drejtësi”, duke shtuar se siç kishte paralajmëruar edhe më parë qeverinë iraniane, ajo nuk duhet “ta merrte si dobësi përmbatjen e arsyeshme amerikane ndaj sulmeve të mëparshme të Teheranit”.

“Ky është një akt i fortë përshkallëzues në një rajon tashmë të rrezikshëm”, tha ish-nënpresidenti Joe Biden, një nga kandidatët demokratë për garën presidenciale. Presidenti amerikan Donald Trump tha se zoti Biden “duhet t’i japë popullit amerikan një shpjegim mbi strategjinë dhe planet për të garantuar sigurinë për trupat dhe personelin e ambasadës, amerikanët dhe interest amerikane si brenda dhe jashtë vendit si dhe për partnerët tanë në të gjithë rajonin e më gjerë”.

Moshen Rezaei, ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit tha se “Teherani do të hakmarret fuqishëm ndaj SHBA-së”.

Vrasja nga Shtetet e Bashkuara e komandantit të forcave elite Quds të Iranit në një sulm ajror në aeroportin e Bagdatit ka shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra në Iran dhe Irak. Ministri i jashtëm iranian Muhammad Javad Zarif e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani “një akt të terrorizmit shtetëror dhe shkelje të sovranitetit të Irakut”.

Vrasja e Gjeneral Qassem Soleimanit nxiti reagime të ashpra në Lindjen e Mesme. Presidenti iranian Hassan Rouhani kritikoi Shtetet e Bashkuara.

“Rënia e Soleimanti do ta bëjë Iranin më të vendosur në rezistencën ndaj ekspansionizmit amerikan dhe mbrojtjen e vlerave tona islamike”, tha presidenti iranian.

Duke folur gjatë një takimi urgjent të ministrisë së jashtme sot, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif akuzoi Shtetet e Bashkuara për eliminimin e gjeneralit Soleimani sepse ai po ndihmonte Sirinë dhe Irakun.

“Gjaku i pastër dhe i shenjtë i Qassem Soleimanit do ta forcojë më shumë rezistencën tonë dhe do ta bashkojë më shumë popullin iranian. Ai gjithashtu do ta bëjë politikën amerikane më skandaloze dhe më pak efektive se më parë”.

Mijëra besimtarë iranianë dolën nëpër rrugët e Teheranit pas lutjeve të së Premtes, për të dënuar vrasjen e gjeneralit Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe në Irak u zhvilluan protesta anti- qeveritare, ku protestuesit shprehën pikëpamje të ndryshme në lidhje me tensionet SHBA-Iran të pasuar nga vrasja e gjeneralit Soleimani.

Protesta të ngjashme, në të cilat u dënua vrasja e gjeneralit Soleimani, u mbajtën edhe në Pakistan, Rripin e Gazës dhe në zona të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei emëroi sot zëvendës komandantin e gardës revolucionare, Esmail Qaanin, në postin e komandantit të forcave elite Quds.

Ora 16:16
Iran, Esmail Qaani zëvendëson Soleimanin në krye të Pasdaran

Pas vrasjes së gjeneral Soleimani nga ana e SHBA, Irani ‘ka shtrënguar rradhët’ dhe udhëheqësi suprem Ali Khamenei ka emëruar gjeneralin Esmail Qaani në krye të Pasdaran, Rojet Revolucionare të Iranit.

Qaani, një oficer më pak karizmatik se paraardhësi i tij, megjithatë ka përvojë të madhe ushtarake, si dhe është në harmoni të përsosur me Teheranin zyrtar.

I lindur në vitin 1957, Qaani hyri në Pasdaran në vitin 1982, tre vjet pas revolucionit të Ajatolahut që likuidoi Shahun e Iranit.

Që atëherë ai është angazhuar në disa fronte të nxehta.

Me kalimin e viteve ai ka qenë gjithashtu aktiv si agjent në shtypjen e kryengritjes fshatare në vitin 1992 ndërsa në mesin e viteve 90 ai u bë shefi i Korpusit Ansar.

Ora 15:14
Kryeministri iraken: Dënoj agresionin e SHBA në Bagdad, u shkel sovraniteti ynë

Kryeministri i dorëhequr Adel Abdul-Mahdi dënoi sulmin ajror amerikan që çoi në vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit, duke e quajtur atë një "agresion" kundër Irakut, si dhe një "shkelje të sovranitet ”, dhe duke deklaruar gjithashtu se është një“ përshkallëzim i rrezikshëm i situatës”.

Ai tha gjithashtu se  "Vrasja e një komandanti ushtarak Irakian përfaqëson agresion kundër Irakut si shtet, si qeveri dhe si një popull".

"Kryerja e operacioneve të eleminimit fizik kundër eksponentëve të shquar irakenë ose një vendi vëllazëror në territorin e Irakut përfaqëson një shkelje flagrante të sovranitetit Irakian", si dhe një "përshkallëzim të rrezikshëm që mund të shkaktojë një luftë shkatërruese në Irak, në rajon dhe në botë”, - përfundoi Adel Abdul-Mahdi

Ora 10:34
Soleimani, njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme që donte të ndëshkonte Amerikën

Qassem Soleimani, 62 vjeç, ishte komanduar në krye të Forcave Revolucionare të Iranit që nga viti 1998. Soleiman shpejt u bë një figurë legjendare, përgjegjës për të gjitha operacionet jashtë Teheranit dhe pikë referimi strategjike për Ajatat. Ai u bë njeriu që ridizenjoi skenarët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme në favor të Iranit, aq sa shumë ish agjent të CIA-s  e kishte quajtur atë "personin më të fuqishëm operacional në Lindjen e Mesme".
Në njëzet vitet e fundit, Soleimani ka 'nënshkruar' praktikisht të gjitha "fitoret" ushtarake më të rëndësishme të Iranit.

Është për tu theksuar se deri në 11 shtatorin tragjik, gjenerali konsiderohej shumë i besueshëm nga Administrata Amerikane, aq sa ai u vlerësua si pikë referimi e SHBA në luftën kundër Talibanëve në Afganistan.

Por rënia e Kullave Binjake dhe futja e Iranit nga George W. Bush në të ashtuquajturin "boshti i së keqes" ndryshoi rrënjësisht kartat në tryezë dhe nga ajo ditë mendimi fiks i gjeneralit iranian kishte qenë për të shkaktonte goditje vrasëse armikut të tij, Uashingtonit. 

Komandanti i Pasdaranit gjithashtu ka krijuar tashmë lidhje të forta me Hezbollahun, grupin e armatosur shiit libanez, të cilit ai i ka ofruar mbështetje, armë dhe para.

Së bashku me Hezbollahun, Soleimani mbështeti Asadin të forconte pushtetin në Siri duke mbajtur kontroll shumë të fortë në Damask, gjithashtu edhe falë miqësisë ruse që gjenerali iranian kurrë nuk i humbi.

Nën komandën e Soleimanit, trupat iraniane dhe ato Irakiane ndaluan përparimin e ISIS dhe falë këtyre operacioneve, karizma e gjeneralit, veçanërisht në Iran, ishte rritur në mënyrë të menjëhershme. Aq shumë sa për ta shenjtëruar atë si një yll të vërtetë për miliona ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
 

Ora 09:28
Vrasja e gjeneralit iranian/Teherani: Akt terrorist, do hakmerremi, Biden kundër Trump: Hodhi dinamitin mbi pluhurin e luftës

Presidenti Amerikan Donald Trump postoi një flamur amerikan në profilin e tij në Twitter pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, ishte shefi i përgjithshëm i ushtrisë së Rojeve Revolucionare të Iranit, forca elitare e ushtrisë së Republikës Islamike, e ngarkuar për kryerjen e operacioneve jashtë vendit.

Për kundërshtarin demokrat dhe kandidatin e Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, Donald Trump hodhi "dinamit mbi pluhurin e luftës".

"Qassem Soleimani meritonte të vihej para drejtësisë për krimet e tij kundër trupave amerikane", por raketat e Trump rrezikojnë të gjenerojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës. Manjati i ka borxh popullit amerikan një shpjegim të strategjisë që po ndjek. "Irani do të përgjigjet patjetër, ne mund të jemi në prag të një konflikti të madh në Lindjen e Mesme", paralajmëroi aJoe Biden, duke thënë se kishte frikë se administrata Trump nuk ka “vizion afatgjatë”.

Një "akt provokues dhe disproporcional", - ishte komenti i spikeres së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Pelosi tha gjithashtu se Trump nuk ishte konsultuar me Kongresin amerikan përpara sulmit dhe kërkoi që deputetët të "informohen menjëherë" për situatën.

Përgjigja e Teheranit nga ana tjetër ishte e thatë.

“Akti i vrasjes së gjeneralit nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit është terrorizëm dhe një përshkallëzim i çmendur. Shtetet e Bashkuara janë përgjegjës për këtë aventurizëm të pandershëm. Hakmarrja jonë do të bjerë mbi ta, - tha lideri suprem iranian Ali Khamenei

Izraeli nga ana e tij ka ngritur alarmin dhe është vënë në gjendje gadishmërie.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 04/01/2020 20:52

    Per pseudonimin maxhupi-belgjike , ti as Shqip nuk din, ne gare du noord ndoshta ke motren tane, se une nuk rri Bruksel.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 04/01/2020 11:03

    Ta dhjefsha Ameriken e mutit, se ne kosove ka hi per ar o koqe kondarit, ajo vetem luft din.

    Përgjigju
    • Maxhupi-shkoder-belgjik: 04/01/2020 13:40

      Ik mor naqe hypja vibratorit si ai naqja shkodres ne gare du nord ne bruksel e lene ameriken e kosoven se so per ty ky muhabet.

  • Shkodrani-Belgjike: 03/01/2020 22:43

    Mos bani komente gjoja na e dona Ameriken, pse Trampi nuk eshte terrorist qe do te filloje luften e 3 boterore keshtu.

    Përgjigju
    • O shkodrani belgjikes: 03/01/2020 23:38

      Pa amerik sdo kish kosov e as shqipni o pall karr. God bless USA zoti e bekofte ameriken

  • karidi: 03/01/2020 22:24

    edhe ajatollhu do perfundoje ne litar kto dite

    Përgjigju
  • Edvin Jahudi: 03/01/2020 21:45

    Qofte perjete i kujtuar Kasem Sulejmani, nje iraninan trim qe luftoi per vendin e tij njeriu qe shkaterroi shtetin islamik Pronaret e ISIS e vrane ate dje (lexo si pronare USA+Izrael) meqe u vrau krijesen e tyre

    Përgjigju
    • Tekbir: 04/01/2020 13:41

      I vafsh nga pas se dhe ti bageti dukesh.

    • justin: 04/01/2020 02:17

      Kasem Sulejmani shkoi ne hale to gemereve dhe atje do te shkojne te gjithe ato si puna e tij.Amerikes ti hane mutin keto plehra kriminela.Te gjithe ne plumb do kalojne terroristed.

  • Proka: 03/01/2020 21:04

    Mire ja bene ,Irani qe shume vite e meriton nje sulm ushtarake Amerikane por ne momemntet e fundit me ndihmen e ruseve u evituan. Zoti e ruajte Ameriken. Me gjithe deshire do rreshtohesha ne radhet e ushtrise Amerikane.

    Përgjigju
  • Hamid: 03/01/2020 18:57

    Nje terrorist me pak

    Përgjigju
  • Blenard: 03/01/2020 16:10

    Leshoje dhe ketei nga tirana usa se ke dhe ca bastard ketej

    Përgjigju
    • @Blenard: 03/01/2020 17:46

      Të parit ty Blenard!!

  • Santa Quaranta: 03/01/2020 15:06

    Te fala shokeve Kasem!!

    Përgjigju
  • Albanian: 03/01/2020 13:21

    Bravo

    Përgjigju
  • Labi: 03/01/2020 11:51

    hallall mase ikeput te gjith keta plerat qe po mbajn miliona njerez peng bastardet

    Përgjigju
  • Qifi: 03/01/2020 10:08

    Nje llum me pak. Bravo USA. Jepi se k edhe te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!