Vrasja e gjeneralit të lartë Iranian Qasem Soleimani, Rama: Ne qëndrojmë të vendosur me SHBA

Vrasja e gjeneralit të lartë Iranian Qasem Soleimani, Rama: Ne qëndrojmë të vendosur me SHBA

" Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë", kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me vrasjen e gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga SHBA.

"Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë" shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Soleimani u vra gjatë mesnatës së djeshme, ku disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të  aeroportit. Komandanti i Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, njihej si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike. Po ashtu nga sulmi u vra  një tjetër drejtues i ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 ushtarakë të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 04/01/2020 21:35

    Great job mr.Rama!

    Përgjigju
  • Alb: 04/01/2020 01:18

    Edhe shqiperia do jet shenjester e iranianeve duke e par si aleat te amerikes dhe vend te strehimit te muxhahedineve keni marr ndonje mas zoti kryminister se keto fjalet qe thuaj sjan aq te lehta ne raste konfliktesh ska dal akoma anglia te jap nje deklarat del rama me paloken.

    Përgjigju
  • Fred: 03/01/2020 19:30

    6 muaj te pakten .shteti tu jape bonus hoteleve per pagimin e taksave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet