Vrasja e Gjepalit, Tahiri: Policia nuk
njoftohet për lejet e të dënuarve
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka kërkuar reformë në sistemin e lejes së burgjeve, me qëllim që kur një i dënuar del me leje të njoftohet edhe policia.
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka kërkuar reformë në sistemin e lejes së burgjeve, me qëllim që kur një i dënuar del me leje të njoftohet edhe policia. Duke folur në emisionin Top Story, Tahiri i është referuar ngjarjes së djeshme, ku humbi jetën një i dënuar me 25 vite burg për 5 vrasje.
“Autori i vrasjes së sotme ka vrarë 5 persona dhe ka qenë një person me një karrierë të pasur kriminale që ka marrë një leje shpërblyese. Mbetet të reformohet sistemi që në raste të tilla, kur persona të tillë marrin leje, të njoftohet policia”, ka deklaruar ministri Tahiri.
VRASJA E GAZMIR MARKUT, SERISH THEM: BRAVO POLICIAGjithashtu, ministri Tahiri ka mbrojtur edhe aksionin e policisë në Kënetë të Durrësit, ku mbeti i vrarë i shumëkërkuari Gazmir Marku pas shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu: “Them bravo dhe do vazhdoj të them bravo sepse ka ikur koha kur vriteshin punonjësit e policisë. Sot nëse qëllon kundër policisë do presësh kusurin mbrapsht”, tha ai.
TAHIRI: PER LAZARATIN KEMI NGRITUR NJE TASK FORCELidhur me çështjen e Lazaratit, ministri përsëriti qëndrimin e theksuar edhe gjatë 101-vjetorit të Policisë së Shtetit në Gjirokastër, që Lazarati është një problem kompleks dhe nuk mund të zgjidhet vetëm nga policia: “Është shqetësim publik. Ne e njohim si të tillë, por edhe në këtë rast bëjmë gabimin që bëjmë në më të shumtën ku akuzojmë policinë për gjëra që nuk mund t’i marrë përsipër Policia e shtetit.
Lazarati nuk zgjidhet vetëm me policinë. Nuk bëhet fjalë për një fshat kolektivisht kriminel, bëhet fjalë për një fshat që për shkak të pozicionit gjeografik, traditës dhe harresës ka një mbjellje të drogës goxha të zgjeruar. Vitin e kaluar pati një mbjellje masive. Ne kemi ngritur një task force me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror për këtë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42