Vrasja e gjyqtares, Meta merr masa:
Jo amnisti për dhunuesit në familje

Pas shifrave të frikshme të dhunës në familje dhe rastit të pesë ditëve më parë ku u vra për shkak të kësja dhune gjyqtarja Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, ka ndërhyrë dhe presidenti i vëndit Ilir Meta.

Në cilësinë e Presidentit dhe Kreut të Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Meta ka kërkuar nga KLD të nis menjëherë hetimin ndaj gjyqtarëve të Kavajës të cilët më 28 Prill e dënuan Kasemin vetëm me tre vite burg dhe pse ai kish tentuar të vriste gjyqtaren.

Në materialin shpërndarë mediave Presidenti sqaron se për aq kohë sa ai do të jetë në këtë post nuk do të falë askënd të proceduar dhe dënuar për dhunë në familje apo krime që prekin familjen.

Më tej Meta kërkon nga ministria e drejtësisë të tregohet e kujdesshme në nismat për amnisti apo paketat ligjore që askush që ka dënime apo përfshirje në krime që lidhen me familjen të mos përfitoj ulje dënimi apo amnisti.

Një tjetër pikë që pritet të diskutohet në mbledhjen e parë të KLD-s që do të drejtohet nga presidenti Meta është dhe ajo e procedurës së lëshimit të urdhërave të mbrojties nga gjykatat shqiptare, apo mënyrës se sa efektive janë ato në terren.

Reagimi i Metës vjen pas vrasjes së gjyqtares Hafizi nga ish bahskëhsorti i aj Fadil kasemi i cili duhet të ishte në burg por fitoi lirinë pasi u amnisuta nga falja e vitit 2016 miratuar në parlament.

Më herët Report Tv raportoi lajmin për nisjen e hetimit nga KLD për gjykatën e Kavajës dhe ndaj gjyqtarëve Luan Lusha, Markeljan Koco dhe Eda Kaja që më 28 prill dënuan Kasemin vetëm me 3 vite burg.

"Jo amnisti për dhunuesit në familje"
Një pikë e rëndësishme është kërkesa e Metës drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të mos përfshirë në asnjë projektligj dhënien e amnistisë për të dënuarit për dhunë në familje.  

"Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie aministie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare", thuhet në kërkesën e Metës. 

Njoftimi i plotë i Presidencës:
Ditët e fundit opinioni publik u trondit nga një krim mizor i kryer ndaj gjyqtares Fildez Hafizi. Fenomeni i dhunës në familje është një plagë e madhe dhe tepër e ndjeshme në shoqërinë shqiptare.

Përpjekje të vazhdueshme janë bërë nga institucionet shtetërore përgjegjëse, për reduktimin e këtij fenomeni, si dhe mbrojtjen e integrimin e viktimave të dhunës në familje.

Por përsëri ato mbeten shumë pak, ndaj kërkohet që çdo institucion sipas kompetencës dhe përgjegjësisë që ka, të angazhohet maksimalisht dhe të bëjë gjithçka për parandalimin e dhunës, dekurajimin dhe ndëshkimin e dhunuesve, me qëllim mbrojtjen dhe shëndoshjen e familjes shqiptare.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:

1.Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.

2.Gjithashtu kam kërkuar të përfshihet në rendin e ditës të mbledhjes më të parë të KLD, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.

3.Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatojë në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e RSH, si dhe ligjin 10 295/2010 “Për faljen”, por jo vetëm.

Një familje e lumtur, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).

Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.

4.Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie aministie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera