Vrasja e grekut, avokati i familjes: Pamë trupin, nuk është vrarë nga afër/ Motra: U zhdukën provat

Avokati i familjes së ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstandinos Kaçifas ka deklaruar se 35-vjeçari ka në trup vetëm dy plagë nga plumbat pranë zemrës dhe asnjë plagë vdekjeprurëse nga afër. Në një intervistë të publikuar nga media greke avokati Jovanopulos dhe mjeku ligjor Vujuklaqis kanë deklaruar se atyre u është lejuar nga autoritet shqiptare që të shikojnë trupin e Kaçifas para se ai të transportohej në Tiranë.

“Na u lejua për rreth 5 minuta që të bënim një këqyrje të trupit. Unë isha thjesht prezent, kuptohet që ishte eksperti (mjeku). Çfarë pamë? Pamë dy plagë të tejpërtejme në zonë pranë zemrës, çka do të thotë që plumbat kanë dalë nga kurrizi dhe asnjë plagë tjetër që t’ia vlejë që të përmendet. Duke respektuar mendimin e ekspertëve nga ajo çfarë pamë dhe u bisedua aty nuk ka asnjë plagë vdekjeprurëse nga afër" tha avokati i familjes. Në fund avokati është shprehur se nga ajo që panë ka gjasa që të tërhiqen nga kërkesa për një riekspertim të trupit të Kaçifas, pasi sipas tyre ndërhyrja e mjekëve shqiptarë që kanë bërë ekspertizën ka prishur provat e mundshme.

“Të dyja plagët që kanë në trup djaloshi janë qepur si në gjoks ashtu edhe në kurriz ndaj nga ajo që pamë nuk besoj se ka më vend për një ekspertizë të re. Me qepjen e plagëve janë larguar elementët mbetës si baruti apo çka tjetër mund të gjendej po kështu trupi është larë, ndaj edhe nuk kishte më kuptim qëndrimi ynë më tepër aty. Nga sa pamë ne me sy të lirë nuk kishte asnjë plagë në këmbë” deklaroi avokati. Deklarata e avokatit rrëzon akuzat e të afërmve të viktimës së Konstandinos Kaçifas është plagosur dhe më pas është vrarë nga afër nga RENEA gjatë aksionit pasditen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës.

Deklerata e avokatit të familjes Kaçifas

Ndërsa motra e viktimës u shpreh për mediat greke se janë zhdukur provat, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama. Ajo kërkon që të jepen pamjet e kamerave nga helikopteri dhe droni dhe të dëgjohen bisedat e policisë në oraret e ngjarës. “Kërkojmë që të jepen pamjet e kamerave nga helikopteri dhe droni. Duam të dëgjojmë bisedat e policisë nga telefonat në orët e ngjarjes. Është akt kriminal dhe racist. Duam të mësojmë të vërtetën se cfarë ndodhi” deklaroi motra. Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 31/10/2018 18:14

    Kerkoja Agimit Te Arte.po skeni faj ju fain na e kan politikanet tan qe shiten per 5 lek dhe shini ju ne kuriz te shqiptarve qe ju mbajten ju ushqyen ju dhan tok e pron nga te tyre,aty ku jetoni ju jan toka dhe prona shqiptare dhe ne vende qe te na falenderoni na gjuani me plumba dhe kerkoni dhe kusur puuuu mos mirnjohes

    Përgjigju
  • Faiku që ta FIKU , more Fredi ZHAPIKU: 31/10/2018 09:26

    KRENAR për RENEAN ! Ky TERRORISTI që qëlloi me Kallashnikov kundër Policisë Shqiptare , duhet djegur ose ta Varrosin në GREQI , sepse NUK ka Vend në Varrezat e SHQIPËRISË , për PLEHRA dhe FEKALE AntiShqiptarë ! TOKA është e SHENJTË dhe duhet KURSYER ! Ky FUNDËRRINË NUK duhet të VARROSET në Territorin SHQIPTAR. Le ta marin GREKËT TERRORISTA të Agimit Artë dhe ta VARROSIN në GREQI ! RROFTË RENEA ! RROFTË SHQIPËRIA

    Përgjigju
  • Denis: 31/10/2018 09:15

    O vajze,po mos i hidh benzine zjarrit. Vajtoni per te shkretin,dhe kujtojeni si njeri i dashur I juaji. Fatmirsisht nuk jane disa familje ne vaj.

    Përgjigju
  • Billi: 31/10/2018 08:24

    O kurve e mutit, cdonte vellai jot me uniforme ushtarake dhe arme duke qelluar???? Ai eshte thjesht nje terrorist, dhe terroristet vec plumbin kane hak.

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/10/2018 08:23

    Sa shqiptarë kanë zhdukur bajgat dhe nuk është bërë asgjë, as nga politikanët shqiptarë dhe as nga bajgat. Dmth shumë zhurmë për asgjë!

    Përgjigju
  • Shqipetare Me origjine minoritare greke: 31/10/2018 00:07

    Shume ZHURME Per asgje Te kishte ndodhur kjo ngjarje ne GREQI ku autori do te ishte shqipetare karafillaket greke l do ti VRISNIN Me SOJ e sorrollop

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu