Vrasja e grekut, Breçani në ReportTV: RENEA  bëri detyrën

Aksioni i policisë i së dielës, në Gjirokastër ku mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimimi zjarri  me forcat speciale RENEA ushtari ekstremist grek Kontandinos Kacifa,  35 vjeç është analizuar nga ish-zëvendës drejtori i policisë së Shtetit, Erzen  Breçani.

Ish-shefi  i shtabit të RENEA-s Erzen Breçani  në Report TV foli për ngjarjen e dy ditëve më parë në Bularat duke thënë se  forcat RENEA kanë zbatuar në mënyrë rigorozë  të gjithë procedurat që duhet të ndiqen në një rast konkret të ngjashëm. Sipas Breçanit ndërhyrja e policisë ka qenë një ndërhyrje emergjente e arsyetuar dhe e detyruar nga rrethanat e krijuara.

Në rastin konkret operacione të tilla që nuk janë stacionare por janë në lëvizje në të gjitha rastet  për të forcat speciale në gjithë gjithë vendet e botës janë operacione të vështira.  Në këtë rast  të gjitha procedurat standarde për kryerjen e veprimeve operacionale janë zbatuar në mënyrë rigoroze.  Gjatë mbylljes së kufizimit të zonës së përcaktuar nga forcat RENEA, personi në fjalë ka qenë i rrezikshëm dhe ka filluar të shtijë në ajër dhe kundër forcave të RENEAS duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.  Etapat që duhet të ndiqeshin, janë përmbushur në mënyrë rigoroze. Ndërhyrja nga ana e policisë nuk ka qenë ndërhyrje emergjente e planifikuar, por një ndërhyrje e arsyetuar e detyruar nga rrethanat .  Forcat speciale të RENEA-S kanë qenë të rrezikuar përballë këtij operacioni sepse një person që ka një armë me qitje selektive është shumë i rrezikshëm për çdo rast.. Ka një procedurë standarde që i ka detyruar forcat speciale RENEA të përdorin armët sipas ligjit që i autorizon .

Ish-zëvendës drejtori i policisë së Shtetit, Erzen  Breçani

Minoritari grek Konstandinos Kacifas mbeti i vrarë në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me policinë dy ditë më pare.  Familjarët e ekstremistit grek kanë kërkuar ekspertizë private për trupin e të ndjerit, ku pjesë të ishin edhe grekët. Mësohet se varrimi i 35-vjecarit do të bëhet nesër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja