Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, kardiokirurgu i spitalit bën thirrje për dorëheqje: Lëshoni karriget, do turpërohemi edhe në varr
Viktima Hamide Magashi dhe autori Sokol Halili
Pak orë pas ngjarjes së tmerrshme në Kosovë ku Sokol Halili vrau gruan e tij Hamide Magashi shtatzënë në maternitet, në Prishtinë kanë vërshuar reagimet.
Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka reaguar edhe një kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të dhënë dorëheqje.
Leonard Bytyqi, ndër të tjera është shprehur se kanë dështuar si shtet, si shoqëri dhe si burra.
“Kena dështu komplet si shtet, si shoqni, si individ e si burra”.
Ai ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit që po vriten.
“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n'mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gruas shtatzënë nga ish bashkëshorti në Kosovë, dëshmi tronditëse nga të afërmit e saj! Prishtina përfshihet nga protestat e qytetarëve
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
67.1%
-
Jo
25.2%
-
S'kam mendim
7.7%
Vota total: 1433
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kosovë, djali plagos të ëmën, motrën e më pas vret veten
28 Janar, 20:59
-
Ndërkombëtarët nisin bisedimet për asociacionin por Kurti s’merr ftesë: S'ka pse të themelohet marrëveshja
28 Janar, 15:54
-
Sulmi ndaj policisë së Kosovës, reagon Sveçla: I orkestron Serbia!
28 Janar, 15:11
-
Plagosen nënë e bijë me armë zjarri në Fushë Kosovë, ende nuk dihen shkaqet
28 Janar, 13:56
-
Rama për mediat malazeze: Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion lufte! Jam rast i veçantë, jam shok edhe i Erdogan dhe i Soros
28 Janar, 10:34
-
Dialogu Kosovë-Serbi mbi planin franko-gjerman, Kurti: Nëse s’ka progres, jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare
27 Janar, 22:01
-
Kërcënuan dhe korruptuan dëshmitarët në Hagë, SHBA sanksionon dy ish deputetët radikalë serbë
27 Janar, 20:04
-
Sërish tensione në veri të Kosovës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës së policisë
27 Janar, 19:41
-
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën
27 Janar, 11:42
-
Palestinezët: Trupat izraelite vranë dhjetë persona në Bregun Perendimor
27 Janar, 10:37
-
Sulm në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, vritet shefi i Sigurisë, plagosen dy roje
27 Janar, 10:04
-
Skandal në një gjykatë në Itali, vrasësi apeloi vendimin, nëna vesh bluzën me trupin e copëtuar të së bijës në shenjë revolte
27 Janar, 08:00