Policia jep detaje: Ja si e gjetëm të varrosur (Video)

Policia jep detaje: Ja si e gjetëm të varrosur (Video)

Policia e Durrësit njofton se për vrasjen dhe groposjen e 34-vjeçarit, Eljon Hysa është shoqëruar në Komisariatin e Krujës, një shtetas i identifikuar si Hysni Ramaj, 31 vjeç si një nga autorët e dyshuar. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i shpallur në kërkim me inicialet A.T.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës , Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, zbardhin vrasjen e shtetasit K.H.

 

Sot, më datë 14.07.2018 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Efektivët e Sektorit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi disa ditor  kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit K.H. 34 vjeç, banues në Laç, të shpallur të humbur, i cili dyshohej se ishte vrarë.

Nga tërësia e veprimeve u bë e mundur gjetja e tij, i varrosur (fshehur) në fshatin Shelqet, Krujë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

U ndalua shtetasi:
• Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A. T. 

Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 05.07.2018,  për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. , person në kërkim për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë :

• pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56; 

• pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);

• një automjet tip "Golf" (dyshohet se i përkasin viktimës);

• sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)

• një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" , "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës " parashikuar nga nenet 76, 278/2 - 25 dhe 303 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

Fushë-Krujë/ Jepte para me fajde, gjendet i groposur me 2 plumba në kokë Kejsi Hysa


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)