Vrasja e efektivit i RENEA-s ne Lazarat, dy dënime përjetë e 150 vite burg për 'grupin e zjarrit'

Vrasja e efektivit i RENEA-s ne Lazarat, dy dënime përjetë e 150 vite burg për 'grupin e zjarrit'

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshatin e famshëm të kanabisit dhe kishte spastruar territorin nga lëndë narkotike. 

Krimet e Rënda kanë dhënë dy burgime për jetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit Albion Aliko dhe Bajram Boçi dhe 150 vite burg për 7 anëtarët e tjerë të grupit. 35 vite burg janë dhënë për Elvis Boçin, ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit, përfshirë edhe vëllain e Albion Alikos, Alban Aliko, janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg. Në total janë dhënë 150 vite burg dhe dy dënime përjetë për 11 të akuzuarit e procesit "Lazarati 2". 

Vendimi u prit mes tensionit dhe debatit mes oganit të akuzës dhe familjarëve, ku këta të fundit u nxorrën jashtë sallës së gjyqit nga forcat e sigurisë. Prokuroria kërkoi katër dënime përjetë për dy vëllezërit Alban dhe Arbjon Aliko si dhe Barjam Boçia e Elvis Boçia, por gjykata zbuti dënimet.

Përkatësisht Gjykata vendosi

Albion Aliko - Burgim i përjetshëm

Bajram Boçi - Burgim i përjetshëm

Elvis Boçi - 35 vite burg

Alban Aliko - 20 vite burg

Elson Kasma - 18 vite burg

Xhulio Malo - 10 vjet

Klodian Selimi - 13 vjet

Oltion Proko - 9 vite burg

Dervish Gaba - 15 vite

Ruhan Hija - 15 vite burg 

Iljaz Xhaferri - 15 vite burg

"Grupi i zjarrit" të Lazaratit
Për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha u akuzuan 11 persona. Si autorë dhe organizatorë të grupit të zjarrit akuzohen dy vëllezërit, Alban dhe Arbjon Aliko. I pari u dënua me 20 vite burg, ndërsa i dyti ka marrë dënim me burgim të përjetshëm, duke u shpallur fajtor nga gjykata si autor i vrasjes së efektivit. 

Gjithashtu, si bashkëpunëtorë u akuzuan edhe Barjam Boçia, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Elvis Boçia i dënuar me 35 vite burg. Prokuruoria kërkoi 4 dënime me burgim të përjetshëm dhe 162 vite burg për 7 të arrestuarit e tjerë, Elson Kamza, Oltian Proko, Dervish Gaba, Ruhan Hirajn, Iljaz Xhaferraj, Klodian Selimin dhe Xhulio Malon.  

(Kolegët mbajnë në duar foton e Ibrahim Bashës)

Si u vra efektivi i FNSH mëngjesin e 24 qershorit 2015
Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale. 

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh. Nga të shtënat efektivi i RENEA Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik pasi ndodhte në një kohë kur në Lazarat ishin shkatërruar grupet kriminale të drogës dhe ishte vendosur qetësia.

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa: 06/04/2018 08:57

    Jo 150, por 450 vite ti japin ketyre fshatareve zagare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase