GREQI - Procesi gjyqësor për vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli është shtyrë. Gjykata e Selanikut e ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtjes që seanca të shtyhet për shkak të angazhimit të tyre me çështje të tjera.
Një datë tjetër për fillimin e gjyqit për vrasjen e Karelit, mësohet se mbetet për t’u komunikuar gjatë ditëve të ardhshme.
Për rastin Kareli, në bankën e të akuzuarve do të ulen 13 gardianë të burgut të Nigritas, që do të përballen me akuzën e torturimit sistematik me rezultat vdekjen e personit. Bashkë me ta, edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për mbështetje në vazhdimësi të kriminelit.
Më 25 mars 2014, i burgosuri shqiptar Kudret Kume, që në Greqi prezantohej si Ilia Kareli, në gjendje amoku, goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis.
Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli i vdekur.
Siç nënvizohet në aktakuzën kundër 13 të pandehurve, “ata e nënshtruan të burgosurin në tortura të vazhdueshme me qëllim që ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre”.
Si rezultat i akteve brutale të gardianëve, i burgosuri shqiptar kishte pësuar fraktura dhe hematoma të shumta, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit qe çuan në vdekjen e menjëhershme të shqiptarit Kareli.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ARKIVA - Të gjitha lajmet për vrasjen e Ilia Karelit