Ekzekutimi i ish-oficerit 'Doda' në Elbasan në 2009, identifikohet autori i 5-të i përfshirë në krim (EMRI)

ELBASAN- Një tjetër autor është identifikuar si i përfshirë në vrasjen e ish-oficerit të Krimeve Roland Rexhepi në vitin 2009, duk e çuar në 5 numrin e personave të përfshirë në atentat.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim Gëzim Ballën, banues në Elbasan, i cili nga hetimet rezulton si bashkëpunëtor në atentatin e bujshëm ndaj Roland Rexhepit, i njohur si 'Doda', që konsiderohej si krahu i djathtë i ish-komisar Edmond Kosenit, u ekzekutua me armë zjarri në prag të shtëpisë së tij ndërkohë  2 vite më pas iu vra vëllai i 'tij Ilir Rexhepi, biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit. 

50-vjeçari Gëzim Balla i cili tashme është shpallur ne kërkim rezulton i dënuar më parë për prodhim shitje narkotikësh si dhe anëtar i një grupi kriminal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj tij ne mungesë  masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafën dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxhën, i cili u ekstradua nga Anglia dy muaj më parë. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekurtuar ish-oficerin e krimeve. Kjo vrasje është një ndër ngjarjet e bujshme që ka nisur sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit.

Si u vra Roland Rexhepi
Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët ishin të maskuar, por ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e identiteteve të autorëve, edhe pse dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit. Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie