Policia: Gjendet një makinë e djegur në Ferraj, dyshohet se i përket autorëve

Policia: Gjendet një makinë e djegur në Ferraj, dyshohet se i përket autorëve

Policia jep informacionin zyrtar mbi vrasjen e ish-policit te 'Xhamlliku'. 

"Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen "Xhanfize Keko", persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip "BMW". Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz". Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Tiranë- Ekzekutohet në makinë me 10 plumba ish-polici 26-vjeçar, mik i Ervis Martinajt (EMRI)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)