President serb, Aleksandër Vuçiç pranon për herë të parë se pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç që u ekzekutua në Mitrovicë një vit më parë, mund të qëndrojë një serb. Vuçiç ka mohuar një përfshirje të shtetit serb në këtë vrasje.

“Autori mund të jetë dhe një serb, por Shqiptarët dhe shumë serbë gjatë gjithë kohës po përpiqen të akuzojnë shtetin serb për vrasjen Ivanoviqit. Kush mendon kështu nuk është normal ose është i sëmurë me urrejtje”, është shprehu Vuçiç, raporton FoNet.

Lideri i iniciativës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi', Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë në janar të 2018, ndërkohë që 4 serbë u arrestuan nga policia kosovare si të dyshuar në këtë vrasje, por që më pas u liruan.