Orgest Drazhi, 36-vjeç, shok i Jurgen Dukës, i cili u vra në një supermarket në Tiranë, është arrestuar nga policia për mos kallëzim krimi. 36-vjeçari ishte prezent në konfliktin e çastit, që ndodhi mes Jurgen Dukës dhe efektivit të policisë Arbër Sulës për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës (14 dhjetor), në një supermarket në Tiranë në rrugën Irfan Tomini, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, me detyre agjent krimesh me detyrë në Dibër, është shpallur në kërkim nga policia.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se efektivi një ditë më parë do t'i nështrohej testit të drogës. Po të njëjtat burime thonë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Si ndodhi sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi. 

 

VIDEO e vrasjes 

 

1639566125_1639560924orgestdrazhi1.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
U vra për radhën në supermarket, Jurgen Duka tentoi t'i paguajë pijet Arbër Sulës! Efektivit ‘ju ngritën nervat’ dhe e qëlloi me plumb në zemër

1639561880_16395602011639475806duka.jpg

Efektivi Arbër Sula ishte me leje në Tiranë pasi do t'i nënshtrohej testit të drogës, pas vendimit të kryepolicit Gledis Nano. Testi nuk u bë për shkak të ngjarjes. Është larguar në drejtim të paditur dhe ka humbur mes rrugicave. Burime nga policia për Report Tv deklarojnë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar. Acarimi përfundoi me një viktimë. Autori dhe viktima nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi.