TIRANE-Prokuroria e Tiranës ka pezulluar hetimet në lidhje me vrasjen e 32 vjeçares Aurora Trashani, ndodhur më 1 shkurt të vitit 2011. Aurora Trashani është e afërme e deputetes Arenca Trashani, ajo punonte si juriste në Autoritetin e Konkurencës. Burime nga organi i akuzës konfirmuan pezullimin e hetimeve të cilat zyrtarisht janë pezulluar për shkak se vrasja ka mbetur pa autor, ndonëse një vit më parë prokuroria shpalli në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar Romeo Vide, i cili jeton në Gjermani. Një zyrtar i prokurorisë së kryeqytetit tha dje se hetimet janë pezulluar përpara disa javësh, sipas tij arsyeja lidhet me pamundësinë e organit të akuzës për të mbledhur provat e nevojshme për të vënë përpara bankës së të akuzuarve personat e dyshuar si autorë të mundshëm të kësaj ngjarjeje. Si bashkëpuntor në ngjarje u arrestua shtetasi Abedin Mulaj, një taksist që dyshohet se shoqëroi me makinë Viden natën e krimit, por duket se edhe për këtë të fundit provat fillestare të hetuesve kanë qenë të pamjaftueshme pasi Mulaj u lirua me vendim gjykate, pasi thjesht kishte bërë detyrën si taksist natën e vrasjes.
HETIMET
re javë pas ngjarjes policia dhe prokuroria nisën të dyshonin shtetasin Romeo Vide si autorin e mundshëm të kësaj vrasjeje. Një ditë para ngjarjes, i dyshuari, i cili jeton në Gjermani, i ka telefonuar Abedin Mulajt dhe i ka thënë ta priste në aeroport, kjo pasi ata kanë një njohje 4-5 vjeçare. Abedin Mulaj ka shkuar në aeroport dhe ka marrë të dyshuarin. "Mbrëmjen e kësaj dite, i dyshuari i ka thënë taksistit të shkonte ta merrte pranë Zogut të Zi, vend në të cilin Abedini e ka pritur në makinë pothuajse 30 minuta", thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë së taksistit Abedin Mulaj. Sipas hetimeve të prokurorisë, Aurora Trashani u qëllua 60 herë me thikë në trup dhe më pas banesës së saj iu vu zjarri, me qëllim zhdukjen e gjurmëve të krimit në shtëpinë me qira ku ajo jetonte, në rrugën "Don Bosko". Sipas hetimeve të Prokurorisë, referuar edhe mesazheve të shkëmbyera mes të dyshuarit dhe viktimës në Facebook, Trashani pak ditë para vrasjes, i kishte komunikuar personit tjetër se donte të shkëpuste marrëdhënien me të. Sipas prokurorisë, pasi ka marrë këtë lajm, i dyshuari ka ardhur në Shqipëri nga Gjermania dhe mbrëmjen e 1 shkurtit 2011 rreth orës 09:30, ka shkuar në banesën e Aurora Trashanit. Aty dyshohet se mes viktimës dhe vrasësit ka nisur një debat, i cili ka përfunduar me vrasjen e 32-vjeçares. Të nesërmen, ajo u gjet pa jetë, ndërsa banesa ishte djegur.
PEZULLIMI
Por ndonëse i kërkuar ndërkombëtarisht Romeo Vide nuk është paraqitur asnjëherë në vendin tonë për të dhënë shpjegimet përpara hetuesve. Ai caktoi një avokat për të mbrojtur ndërsa policia e kërkonte. Duket se gjithçka ka marrë fund muajin e kaluar kur prokuroria ka pezulluar hetimet mbi këtë çështje, duke vendosur se nuk kishte prova direkte që e lidhnin të dyshuarin me vrasjen. Në fakt në shtëpinë e Trashanit nuk janë gjetur gjurmë të vrasësit dhe hetuesit e kishin ngritur akuzën mbi të bazuar kryesisht te dëshmia e taksistit Mulaj i cili tha se e kishte marrë të dyshuarin me taksi te "Zogu I Zi" natën e vrasjes. Vendi I përshkruar nga taksisti është shumë pranë shtëpisë së viktimës dhe shtuar kësaj këmbimet e mesazheve në Facebook, policia e shpalli Viden të dyshuarin kryesor. Por jo për shumë kohë, pas një vit pas ngritjes së akuzës ndaj tij, Vide nuk është më i akuzuar për këtë ngjarje të mbetur pa autor.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com