GREQI- Kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta, ish-ministri i Aferave Fetare Andreas Loverdos shprehu mospajtimin e tij të qartë me deklaratën e kryeministrit Rama pas vrasjes së ekstremistrit grek.

Unë jam krejtësisht kundër deklaratës së Ramës. Ai pa pasur informacione flet për një ekstremist, pra i bie që në Shqipëri vrasin ekstremistët? 

Andreas Loverdos, ish-ministër

Zyrtari grek gjithashtu rekomandoi uljen e toneve nga pala shqiptare në mënyrë që kjo çështje të mos kthehej në një problem për dy vendet.

Edi Rama nuk njihet më pas zgjedhjeve, ai të jetë më i kujdesshëm. 

Andreas Loverdos, ish-ministër 

Ditën e vrasjes së ekstremistit grek, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale u shpreh se në vend që të quante të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë policinë shqiptare, pala greke të bashkohej në lutjet që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi nga marrëzia ekstremiste.