Vrasja e Kaçifas/ Krimet e Rënda eksperiment në vendngjarje, si u qëllua minoritari grek në Bularat

Kur ka kaluar një muaj nga vrasja e Konstandinas Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi dhe kundërshtoi me armë policinë e shtetit, ish-bashkëshortja e 35 vjeçarit ka refuzuar të jap deklarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Report Tv ka mësuar se dy fletëthirrjeve të dërguara nga prokurori Njazi Seferi ish-gruaja e Kaçifas me të cilën ai ka dhe një vajzë të mitur 10 vjeçare nuk i është përgjigjur. Interesimit të Report Tv se në çfarë faze ndodhen hetimet për ngjarjen e Buluaratit, Krimet e Rënda iu përgjigjen se ata janë në pritje edhe të aktekspertimeve nga laboratori policisë shkencore.

Jo zyrtarisht nga grupi hetimor konfirmohet mundësia e një ekspertimi në vendin ku u gjet i vrarë Kaçifas, për mënyrën se si ai ka rrezikuar jetën e policëve dhe momenti i vrasjes nga policia për të kuptuar nëse është respektuar apo jo ligji në momentin që ai është ekzekutuar.

Si pjesë e dosjes hetimore deri në këtë fazë të hetimeve janë administruar dëshmitë e babait të Konstandinos, Jani Kaçifas, policëve dhe disa dëshmitarëve që më 28 tetor 2018 kanë parë Kaçifasin me armë duke qëlluar në qendër të fshatit.

Të shtunën më 8 tetor në fshatin Bularat përmes një meshe pritet që të përkujtohet në një ceremoni vdekja e tij, ndërsa nga policia janë marrë masa që 52 personat e shpallur të padëshiruar nga Shqiperia pas ceremonises se varrimi, të mos lejohen të futen ilegalisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 05/12/2018 12:43

    Merruni me kocifen ju. Nga krahu tjeter Jane vrare 5 bashkombas tane e se rruan njeri gemushen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?