Vrasja e kandidatit për president, 4 mijë ushtarë bastisin burgun ku ndodhet Fito, kreu i bandës më të fuqishme në Ekuador (VIDEO + FOTO)

Katër mijë ushtarë dhe policë morën pjesë sot në një operacion në burgun ku mbahet Fito, kreu i bandës më të fuqishme të Ekuadorit. Kandidati i vrarë për president, Fernando Villavicencio, e kishte akuzuar se e kërcënonte, thanë autoritetet policore.

Forcat e sigurisë bastisën burgun numër 8 të Guayaquil, ku Jose Adolfo Macias, ose Fito, kreu i bandës "Los Choneros", është i burgosur që nga viti 2011.

Në një foto të publikuar nga autoritetet, Fito shfaqet me duar në kokë. Në një foto tjetër, ai shihet i shtrirë në tokë me të brendshme me dhjetra të burgosur të tjerë.

Emri i tij është në faqet e para të gazetave ekuadoriane pas vrasjes më 10 gusht 2023, të Fernando Villavicencio, 59 vjeç, kandidati presidencial i qendrës, i cili doli i dyti në sondazhet për zgjedhjet presidenciale që janë parashikuar të mbahen më 20 gusht.

Javën e kaluar, Fernando Villavicencio, tha se kreu i bandës, i cili po vuan një dënim 34-vjeçar për vrasje dhe trafik droge, e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në vrasjen e Villavicencio, ndërsa një i shtatë u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me truprojat e tij. Autoritetet nuk kanë thënë ende se kush i ka punësuar dhe paguar vrasësit

Fernando Villavicencio u varros sot në një ceremoni private.

Burgjet janë kthyer në qendër të operacioneve për trafikun e drogës në Ekuador.

Më shumë se 430 të burgosur kanë pasur një vdekje të dhunshme që nga viti 2021, dhjetëra prej tyre janë copëtuar dhe djegur mes mosmarrëveshjeve midis bandave rivale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vito: 13/08/2023 03:24

    Mbathjet Ralph Lauren i paska!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë