Disa persona janë shoqëruar në policinë e Peqinit lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit disa ditë më parë. 

Emri i personit të shpallur në kërkim nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Klevis Kapllai mbeti i vrarë pranë shtëpisë së tij në Rrogozhinë disa ditë më parë teksa dy persona kanë qëlluar drejt tij.

Ai u ekzekutua me 14 plumba ndërsa policia gjeti një pistoletë tip "Glock" në vendin e ngjarjes e cila besohet se i takon një prej autorëve.

Klevis Kapllani është dënuar dy herë nga drejtësia italiane për akuzën e shpërndarjes së drogës. 33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.