Vrasja e katërfishtë, PD: Rama
të japë llogari para qytetarëve

Vrasja e katërfishtë, PD: Rama<br />të japë llogari para qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat sot, kërkoi që Kryeministri Edi Rama të japë llogari për vrasjen e 4 njerëzve një ditë më parë.

Deputeti Bumçi ka kërkuar përgjigje për disa pyetje; Përse ishte i paprekshëm vrasësi? Përse policia nuk zbatonte urdhërin e ndalimit? Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?

“Edi Rama është sot para një përgjegjësie publike që e lidh me vrasjen e katërfishtë në Tiranë. Ai duhet të japë llogari para qytetarëve të vendit për këto fakte. Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej? Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhërin për ndalimin e vrasësit? Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez? Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?”, janë disa prej pyetjeve që shtroi deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Deklarata e poltë e deputetit Aldo Bumçi

Edi Rama është sot para një përgjegjësie publike që e lidh me vrasjen e katërfishtë në Tiranë;

Ai duhet të japë llogari para qytetarëve të vendit për këto fakte;

Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej?

Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhërin për ndalimin e vrasësit?

Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?

Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?

Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen dhe duhet ta mbajë këtë përgjegjësi.

Kryeministri që është kthyer në xhelat të qytetarëve të pamundur të vendit, që burgos cdokënd që rregullon catinë, që shemb e bën gërmadha banesat e fukarenjve, rrënon dyqanet me të cilat ushqehen familjet, që rras brenda e dhunon të varfërit se nuk paguajnë energjinë pse skanë bukë të hanë, kryeministri që sillet me shqiptarët si komandat nazist, ky Kryeministër jep privilegje, jep mbrojtje, jep licencë për një vrasës.

Kryeministri që jep imunitet për një vrasës është rrezik për gjithë shoqërinë.

Nuk mund të fshihet më pas retorikave boshe e sulmeve ndaj opozitës.

Jep llogari sot, jep llogari tani.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj