Vrasja e Këlcyrës, në burg autori
hetohet gjoba te inertet 

Vrasja e Këlcyrës, në burg autori<br />hetohet gjoba te inertet 
PERMET - Gjykata e Përmetit, ka lënë në burg pa afat, Jetjon Veizajn, 29 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e Inspektorit të Mjedisit, Andi Naçi, 28 vjeç, në Grykën e Këlcyrës. Ndërkaq, një gjobë e inspektorit ndaj pikës së inerteve në truallin e autorit, është një tjetër pistë hetimi, e pakonfirmuar zyrtarisht.

Seanca ka filluar në orën 11:00 të së premtes dhe ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta. Kjo, pasi provat e servirura nga ana e Prokurorisë së Përmetit, kanë qenë mëse të mjaftueshme, për të lënë në burg Jetjon Veizajn, i cili të hënën vrau në Grykën e Këlcyrës 28-vjeçarin Andi Naçi, në tentativë për të vrarë dhe taksistin ku ndodheshin si pasagjerë, me qëllim grabitjen e makinës.

Ndërkohë dje, një pistë hetimi është mësuar, megjithëse jo zyrtarisht. Bëhet fjalë për një vrasje të mundshme me paramendim të Naçit, pasi Inspektori i Mjedisit i kishte vendosur një gjobë në një zonë të shfrytëzimit të inerteve, ku ai është pronar i truallit. Madje, burime konfidenciale, pranojnë se vetë Veizaj, këtë gjobë e ka përjetuar mjaft keq, aq sa kaloi në depresion për disa kohë.

Prokurori i çështjes Asllan Bajramaj, ka lexuar brenda disa minutave, të gjitha argumentat shkresore të servirura nga Policia e Përmetit, të cilat mjaftonin që Veizaj, të qëndrojë pas hekurave të qelisë, në pritje për të dalë në gjyq. Përgjatë gjithë zhvillimit të seancës gjyqësore, ajo që ka rënë në sy, ishte heshtja e të pandehurit i cili, nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë moment apo të reagojë ndaj provave që serviri prokurori i çështjes.

Ndërsa avokati i të pandehurit, Edmond Kore, i cili ishte vendosur mbrojtës ligjor prej gjykatës, ka qëndruar në pozita pritëse përgjatë minutave të seancës gjyqësore dhe në asnjë moment, nuk ka kundërshtuar provat e servirura nga organi i akuzës për ngjarjen.

Provat e gjetura nga policia, si pistoleta, thikat apo dhe të tjera prova fizike, kanë mjaftuar që Veizaj, të qëndrojë në paraburgim edhe nëse nuk faktohej po sot, nëse ai është realisht, autori i vrasjes së Andi Naçit. Vetë avokati Kore, nuk ka kundërshtuar pretendimin e prokurorit të çështjes që Veizaj, të qëndrojë në burg deri në çeljen e seancës gjyqësore, çka nënkupton, se ai nuk do të apelojë këtë masë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Mësohet, se në seancat pyetësore të organizuara ditët e fundit në organin e akuzës, i pandehuri Veizi, nuk ka pranuar të dëshmojë apo të flasë për ngjarjen ku ai akuzohet se është vrasësi.

Ndërkaq, që në momentet e para të arrestimit, thëniet e tij kanë qenë tërësisht kontradiktore duke nisur qysh tek arsyetimi i sherrit politik për komentet negative në afërsi të Grykës së Këlcyrës nga ana e viktimës, e deri tek forma e kërcënimit ndaj pasagjerëve që ndodheshin në bordin e autoveturës taksi, me pronar Robert Çoka.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë