7 muaj pas vrasjes së 29-vjeçarit Asllan Kërtusha, prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për dy të autorët e dyshuar, nga vrasje me paramendim, në vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Gezim dhe Bledar Kajno, xhaxha dhe nip, akuzohen për vrasjen e 29-vjecarit, ngjarje e ndodhur më 01 mars 2016.
Prokurori i çështjes, Drini Pali ka argumentuar se vrasja ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikike dhe kjo është arsyeja që ka ndryshuar akuza për dy të akuzuarit. Kështu, Gezim Kajno akuzohet për vrasje të kryer ne kushtet e tronditjes se thelle psikike ndërsa Bledar Kajno për mos kallëzim te krimit.
“Analizat psiqiko-ligjore kanë konkluduar se krimi ka ndodhur në kushtet e thella të tronditjes së autorit. Ai ka qenë impulsiv dhe i pakontrolluar si pasoje e situatës së papritur, dhunës dhe fyerjeve të rënda nga ana e viktimës”, ka deklaruar prokurori.
Avokati i dy të akuzuarve ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurori dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar për dy klientët e tij. Ndryshimi i akuzës është kundërshtuar nga familjarët, të cilët kanë akuzuar prokurorin se po mbron vrasësit.
Vrasja e Kërtushës ka ndodhur më 1 mars. Ai ka qenë i ulur në lokalin e njërit prej autorëve dhe në gjendje të dehur ka filluar të fyejë klientët. Pronari i lokalit, Gëzim Kajno i ka kërkuar Kërtushës që të mos fyejë klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzim Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.8%
-
Gafë
52.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Tiranë/ Katër djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', ku RENEA ndërhyri të nxirrte vajzën nga banesa! Identifikohet dhe i dashuri i 21 vjeçares (EMRI)
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në vitin 2026
10 Janar, 10:46
-
Los Anxhelos, enklava e metodistëve që u shndërrua në strehë për intelektualë dhe aktorë: Tani nga "Palisades" ka mbetur vetëm hiri
10 Janar, 10:41
-
VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
10 Janar, 10:36
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Athinë/ Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas, spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim
10 Janar, 10:26
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, GJKKO lë në fuqi masën e 'Arrestit në Burg' për Ditan Rexhepin! Nis seanca në themel për zhdukjen e Jan Prengës
10 Janar, 10:08
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06