Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës duket se janë në fije të perit.  

Lëshimi i 4 raketave bërthamore ditën e djeshme përshkallëzon raportet.

Presidenti Trump reagon ndaj Phenianit duke u shprehur se Koreja e Veriut është një kërcënim serioz dhe se do të merren masa.

Ndërkohë ushtria amerikane ka deklaruar se ka nisur vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Korenë e Jugut.

Në një krizë e tillë duket se Pheniani po merr masa ekstreme, nëse një ditë më parë lëshoi 4 raketa duke provokuar shtetet e fuqishme tashmë hakmmarrja shkon më tej. 

Diktatori Kim Jon un  'mban peng' shtetas nga Malajzia. 

Masa të tilla duket se janë marrë pasi pak javë më parë në Kuala Lampur u vra edhe gjysmë vëllai i diktatorit, vrasje e cila ende nuk është zbardhur ndonëse akuzohen agjentët koreanoveriorë.  

“ Të gjithë qytetarët nga Malajzia resident në Korenë e Veriut nuk do të lejohet të largohen nga vendi “ thuhet në njoftimin e publikuar nga mediat koreanoveriore.

Kryeministri malajzian Razak Najiib, shprehet se ky është një akt i neveritshëm, në kundërshtim të plotë të  të drejtës ndërkombëtare dhe normës diplomatike".  

Edhe Kuala Lampur vendosi të përgjigjet duke ndaluar që diplomatët koreanoveriorë te largohen nga vendi.

Një krizë e re duket në horizont, ndërsa diktatori Kim duket i vendosur për të kundërshtuar të gjitha shtetet.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com