Vrasja e Kim Jong- nam, Malajzia
kërkon zyrtarin e Koresë së Veriut

Vrasja e Kim Jong- nam, Malajzia<br />kërkon zyrtarin e Koresë së Veriut
MALAJZI-Autoritetet e Malajzisë kanë vendosur në kërkim një zyrtarë të ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, pasi dyshojë se ai është i përfshirë në vrasjen e  Kim Jong-nam.

Kim, gjysmë vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vdiq  javën e kaluar në aeroportin e Kuala Lumpur, pasi dy femra i spërkatën në fytyrë lëndë toksike.

Ndërkohë që në Malajzi dyshohet se pas këtij sulmi është Koreja e Veriut, ambasadori i Koresë në Malajzi e ka mohuar këtë gjë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Kuala Lumpur, shefi i policisë  malazeze, Khalid Abu Bakar, zbuloi se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen për përfshirje të tyre në vrasjen e Kim Jong-nam.

Një prej të dyshuarve është edhe sekretari i dytë i ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, ndërsa personi i dytë i cili i është shtuar listës së kërkimit për sa i përket vrasjes së Kim Jong-nam, ishte një zyrtar i kompanisë ajrore shtetërore  të Koresë së Veriut .

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij