Vrasja e Kim Jong-nam, publikohen
rezultatet e autopsisë

Vrasja e Kim Jong-nam, publikohen<br />rezultatet e autopsisë
MALAJZI-Është publikuar ditën e sotme autopsia e gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut, sipas së cilës shkaku i vdekjes së tij ka qenë një paralizë e shkaktuar nga një agjent i fuqishëm neurotoksik.

“Rezultatet e autopsisë bënë të ditur se viktima e moshës 45 vjeçare ka pësuar një paralizë të gradës së rëndë dhe më pas ka vdekur në një hark mjaft të shkurtër kohor”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së Malajzisë, Subramaniam.

Autoritetet në Malajzi deklaruan të premten së vrasja e Kim Jong-Nam, më 13 shkurt ishte kryer me anë të një komponenti neurotoksik, i cili klasifikohej si armë e shkatërrimit në masë.

Ndërkohë për vrasjen e  Kim Jong-Nam, janë arrestuar dy gra të cilat dyshohen se kishin në posedim agjentin neurotoksik, ndërkohë nga autoritetet janë duke u marrë në pyetje shtatë persona, mes tyre edhe një zyrat i lartë i ambasadës së Koresë së Veriut në Malajzi.

Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se katër prej personave të dyshuar se janë të përfshirë në vrasjen e gjysme vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut, janë arratisur nga Malajzia ditën e vrasjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë