Vrasja e Klodjan Rashës, studentët ndezin qirinj para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë

Vrasja e Klodjan Rashës, studentët ndezin qirinj para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë

Studentet ndezin qirinj para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë

1608061289_13137785539028978097446497725180783359449601n.jpg

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë disa studentë kanë ndezur qirinj për të shprehur ngushëllimet e tyre.

 Edhe Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim i bashkohet thirrjes "Drejtësi për Klodianin".

"Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.

Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi. Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes "Drejtësi për Klodianin", thuhet në postim.


Lajmi kryesor:

Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Protestuesit në Durrës dalin me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës