Vizita e kryeministrit Edi Rama te familja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, për Partinë Demokratike është e vonuar. Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha akuzuar kryeministrin Edi Rama se u kujtua të shpreh ngushëllimet pasi mbaroi pazaret në New York dhe se daljet e sotme në media janë shfaqje e radhës. Alibeaj akuzon Ramën si frymëzuesin e dhunës dhe se ai nuk shpëton dot nga përgjegjësia, edhe sikur të bëj kurban ministrin Lleshaj.

"Pasi mbaroi pazaret në Neë York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë. Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën. Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia. Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar, tha Alibeaj