Një banorë i fshatit Torovicë, aty ku ndodhi vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra ka treguar detajet e ngjarjes, ku ka thënë se orët e tmerrit në fshat kanë qenë të gjata, ndërkohë që Ardian Kodra u qëllua me breshëri nga David Qosdja sapo doli nga automjeti i policisë.

Pa dashur që të identifikohet, dëshmitari thotë se autori i këtij krimi ka filluar të gjuajë në ajër që në orën 11:00 të paradites dhe e gjithë ngjarja ka zgjatur deri në orën 18:00, ndërkohë që ka theksuar se ai gjuante në ajër gjatë gjithë kohës.

Përveç të tjerash, ai ka thënë se, Qosja i kishte frikë policët dhe se, shkak për këtë krim mund të jetë bërë edhe gjendja e rënduar psikologjike e tij, pasi prej dy vitesh jetonte i vetëm.

Ja dëshmia e banorit të zonës
E njihni autorin e ngjarjes?
Po, është njeri i mirë.

A ka pasur probleme?
Jo asnjëherë në botë.

Me kë jetonte?
Vetëm, ka pasur nënën por ajo iku në gjermani tek motra.

Pse mendoni se e bëri krimin?
Mendoj se ka rrëshqitur, pasi ka dy vite e ca që jetonte vetëm. Ai e ka pasur shumë frikë policinë dhe mendoj se ky ka qenë shkaku.

A e patë ju kur ndodhi ngjarja?
Ne e pamë, por nuk na la policia që të afroheshim.

E dini vrasjen?
Po e pamë, unë e kam shtëpinë afër tij, sapo doli nga makina polici ai e qëlloi dhe e la të vdekur.

A kishit frikë dje?
Sigurisht, frikë e tmerr. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 dhe ka zgjatur deri në orën 18:00 vetëm ka qëlluar me plumba. Kanë qenë orët e tmerrit.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)