TIRANE - Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vijuar seanca në ngarkim të Ilir Xhakjes, i akuzuar si vrasësi i shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.
Sot u pyetën 7 dëshmitarë ku ndër ta Pjetër Ndoka dha dëshminë më të fortë për sa i përket gjykimit.
"Po punoja tokën, parcel e cila është në pronës të djalit. Jam kthyer, kam parë dy makina policie dhe një person të vrarë dhe kam vajtur kam marr një çarçaf dhe ja kam hedhur viktimës. Ndërkohë që kam parë një person të shqetësuar me mbiemër Hoxha (bëhet fjalë për policin Fatmir Hoxha) dhe e dëgjova që fliste në telefon dhe thoshte që: unë i lajmërova të gjithë dhe po pres të vijnë”, -ka rrëfyer Ndoka.
Sipas Ndokës atë ditë u plagos edhe një shtetase përveç ish shefit të komisariatit, i cili gjeti vdekjen dhe kjo shtetase është kunata e tij, Lena Ndoka.
Veç Pjetër Ndokës, në vijim të seancës kanë dëshmuar dhe Edmir Bakalli, Gjovalin Ndokaj, Ardian Ndoka, Ali Balliu, Leonard Avrami, si dhe Ermal Gjoka ky i fundit i afërm i Ilir Xhakes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com