DURRES - Policia ka vënë vë në pranga personin e tretë të përfshirë në vrasjen e Dritan Lamajt të ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet. Gentian Bejtja nga Fushë-Kruja është arrestuar në Durrës dhe ka pranuar para bluve autorësinë e vjedhjes së automjetit BMË, automjet ky i përdorur nga autorët e dyshuar për atentatin ndaj kryekomisarit, Arben Frroku dhe Jak Jaku.
Televizioni A1 REPORT ka siguruar fotot e 30-vjeçarit Gentjan Bejtja, babai i një fëmije ndërsa njihet për bacground-in e tij si person me precedentë të mëparshëm penal. Organet e rendit kanë bërë të ditur se vjedhja e automjetit në Durrës është kryer nga dy persona, ndaj personi i dytë është shpallur në kërkim.
Bejtja ka pranuar autorësinë e vjedhjes para bluve të Durrësit dhe aktualisht hetimet dhe veprimet procedurale të tij i kanë kaluar prokurorisë së krimeve të rënda dhe grupit të hetimit që po punon mbi dosjen e vrasjes së Lamajt.
Makina, që u përdor për vrasjen, ishte denoncuar e vjedhur nga pronari i saj, të cilit ia kishin rrëmbyer kur e kish lënë ndezur para një pastiçerie në Durrës, në lagjen 18, rruga “Aleksandër Goga”, 200 m larg Drejtorisë së Policisë.
Automjeti që dyshohet se u përdor në ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj u gjet i braktisur në fshatin Domje të Tiranës një ditë më parë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Vrasja e kryekomisarit Lamaj ndodhi mbrëmjen e 24 shkurtit dhe si autorë të saj janë arrestuar dy persona.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com