Vrasja e kryekomisarit, skema
e ekzekutimit të Dritan Lamajt

TIRANE-  Shqiptarja.com (print) ka ndërtuar skemën e vrasjes së kryekomisarit mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 sipas të dhënave nga grupi hetimor.
 
Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor, është konkluduar se automjeti tip “Lancia”, në të cilin gjendej edhe kryekomisari Dritan Lamaj, ka qenë i ndaluar përpara bllokut të lokaleve në afërsi të banesës së 41-vjeçarit. Autorët, të cilët kanë qenë në ndjekje të tij përgjatë gjithë kohës, janë afruar nga pas me automjetin tip “BMW” ngjyrë gri me targa të Durrësit, DR 1944 F. Makina e tyre ka ndaluar nga ana e drejtuesit të automjetit, Lamajt, dhe njëri prej autorëve ka qëlluar në drejtim diagonal majtas, drejt shenjestrës së tij, duke qëlluar me breshëri plumbash. Burime të besueshme policore bënë të ditur se në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi vetëm 4 gëzhoja arme zjarri të llojit Kallashnikov. Edhe pse dëshmitarët okularë deklaruan gjatë marrjes në pyetje se kishin dëgjuar dy breshëri të njëpasnjëshme armësh, fakti se u gjetën vetëm 4 gëzhojat, përforcoi dyshimet, se autorët kishin qëlluar nga brenda automjetit të tyre dhe pjesa më e madhe e gëzhojave kishin rënë aty.

skema e vrasjes se lamajt me logo
(Foto: Skema e vrasjes)

Nga ekspertimet në vendin e ngjarjes ka rezultuar, se në drejtim të kryekomisarit është qëlluar 26 herë dhe 12 nga plumbat kanë prekur organet jetësore të Lamajt, i cili dyshohet të jetë strukur në makinë në momentet kur kanë filluar të shtënat. Pjesa më e madhe e plumbave të Kallashnikovit i kanë prekur zemrën dhe veshkat.

Kryekomisari Dritan Lamaj u qëllua me Kallashnikov rreth orës 18:20 të datës 24 shkurt. Plumbat me breshëri dolën nga një automjet BMW, ku dy autorët e dyshuar i kishin zënë pritë Lamajt në lagjen ku 41-vjeçari banonte. 24 orë pas ngjarjes,Policia e Shtetit tha zyrtarisht se u prangosën
Arben Frroku dhe Jakë Jaku, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Ata u kapën në Selanik të Greqisë.

(sg/shqiptarja.com)



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun