TIRANE- “Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote…”. Ky mësohet të ketë qenë një tekst mesazhi i mbërritur në telefonin celular të një drejtuesi policie mbrëmjen e 24 shkurtit, pak minuta pas vrasjes mafioze ndaj 41-vjeçarit Dritan Lamaj, ish-shefit të Komisariatit Nr.6. Burime jozyrtare policore bënë të ditur lajmin, i cili ka alarmuar në heshtje Policinë e Shtetit natën e krimit. Duke mos bërë të ditur emrin e drejtuesit policor i cili ka marrë kërcënimin e radhës, burimet saktësojnë se menjëherë atij i është marrë kallëzim në lidhje me ngjarjes. Punonjës policie po merren me verifikimin e plotë të ngjarjes, e cila në rast se do të rezultonte një kërcënim I pastër për shkak të detyrës, do të shkaktonte një tjetër valë paniku mes radhëve të policisë, ku nuk është shuar ende mirë tronditja nga ekzekutimi mafioz i Lamajt.
MESAZHI
Mbrëmjen e datës 24 shkurt, një oficer i lartë policor ka vënë në lëvizje struktura të tëra të Policisë së Shtetit. Edhe pse përgjatë së dielës u shënua një ndër ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, ku një kryekomisar u masakrua me breshëri Kallashnikovi në lagjen e tij, policia ka qenë shumë e zënë duke u marrë me një tjetër rast, përveç zbardhjes së ekzekutimit të Lamajt. Sipas burimeve, të cilët nuk preferojnë të japin detaje në lidhje me policin e kërcënuar, ka qenë vetë i dëmtuari i cili ka bërë publik marrjen e kërcënimeve nëpërmjet telefonit. Ai ka rrëfyer se e ka marrë mesazhin disa minuta pasi kishte marrë vesh lajmin mbi ish-Shefin e Komisariatit Nr.6, i cili ishte transmetuar edhe në media. Në momentin që ka marrë tekstin, ai ka vendosur të flasë me kolegët dhe të kërkojë ndihmën e tyre, për verifikimin dhe zbardhjen e plotë të situatës në të cilën ndodhej.
VERIFIKIMET
Sipas të njëjtave burime jozyrtare, mësohet se pas regjistrimit të kallëzimit penal ndaj oficerit policor, ka nisur puna për identifikimin dhe lokalizimin e numrit nga ku është nisur sms-ja kërcënuese. “Fillimisht do të duhet të verifikojmë numrin, të gjejmë dërguesin e mesazhit e pastaj të arrijmë në konkluzionin se sa serioze është situate” – thanë burimet. Duke mbetur në këtë linjë, ata thanë se duhet përjashtuar çdo mundësi për ndonjë “shaka” të hidhur që mund të jetë bërë ndaj kolegut të tyre. Koha e dërgimit të mesazhit është detaji që ka alarmuar më së shumti punonjësit policorë, të cilët nuk kanë mbyllur ende mirë hetimet për Lamajn. Vetëm pasi të jetë verifikuar e sqaruar çdo e dhënë rreth këtij kërcënimi, atëherë mund të merret ndonjë masë konkrete ndaj shefit të policisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com