Vrasja e Laertjad Kekajt në Vlorë, autorët e përplasën me makinë teksa ecte me motor dhe pastaj qëlluan ndaj tij! Plumba edhe në godinën e Bibliotekës

VLORË- Një plumb nisur në drejtim të Laertjad Keka, siç shikohet edhe në pamje, që Report Tv siguroi, ka përshkuar derën e bibliotekës publike, ‘Shefqet Musaraj” në Vlorë. Në këtë vend, viktima 41 vjeç, i cili mori 6 plumba në trup, po lëvizte me motor dhe fillimisht u godit me makinë. Kur Keka ra në rrugë, nga makina e zezë, tip Audi, e autorëve, nisën të shtënat. Disa banorë ishin aty dhe panë skenën. Ata që kuptuan se çfarë po ndodhte vrapuan të fshihen. “E goditën me makinë dhe motori u rrëzua, më pasi dikush qëlloi nga sedilja e parë, xhamin e kishte ul fare pak”, i tha një dëshmitar policisë.

Duke iu referuar gjurmëve të plumbit të pistoletës, në derën e bibliotekës, ekspertët vlerësojnë, që autorët nuk kanë dashur zhurmë, ndaj edhe e qëlluan me selinciator. Por duke mos e përfunduar menjëherë punën, iu desh të përdorin edhe kallashnikovin, dhe të ekspozoheshin në publik pavarësisht që askush nuk ka afruar dëshmi të dobishme për identifikimin e tyre.

Njeri nga dëshmitarët tregoi se  Keka lëvizi 100 deri në 150 metra deri pranë Kishës Ortodokse në Vlorë, si në këtë video të një prej kamerave të siguruar nga Report Tv. Në pamje shfaqen 3 persona të cilët vraprojnë, mund të jenë qytetarë të thjeshtë. Një i katërt, i cili besohet se është Laert Keka, i plagosur, vrapon për t’i shpëtuar plumbave. Disa sekonda më vonë në video shfaqet “Audi” me targa italianë, i cili lëviz me shpejtësi në drejtimin të Kekës që vrapon.

Sipas ekspertëve këtu qitësi në sediljen e pasme, qëlloi me kallashnikovë. Për t’u siguruar nëse Laertjad Keka vdiq apo jo, njeri vrasës zbriti nga makina dhe qëllonte duke ecur në këmbë.  Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Nga Biblioteka tek Kisha, u gjetën 28 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, plumbat e 6 prej të cilëve e kapën viktimën në kokë dhe trup.

Brenda 12 minutave autorët i largua nga qyteti në rrugën Kotë- Sevaster, ku dhe dogjën makinën, brenda të cilës ishtë një kallashnikov. Keka në të kaluarën ka pasur konflikte dhe precedent të theksuar kriminal. I dënuar për bashkëpunim në pengmarrjen dhe vrasjen e një kambisti në vitet 2000,  ka bërë më shumë se 10 vjet burg.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/09/2023 15:11

    Po vetja nuk te dhimbset ty ore sallator po te ruajme turistet thote teapi veten si gjithmone ne vend te fundit

    Përgjigju
    • A. N.: 11/09/2023 22:29

      Turisti eshte qytetar i kategorise se pare, ndersa ti je i kategorise se trete. Une me mik dal i kategorise se dyte.

  • dilo: 11/09/2023 14:12

    Ky vrases e kriminel kishte skaf qe shetiste turistet,a e kuptoni se sa e pa sigurt eshte jeta e turisteve.Kulmi i tmerrit,kus ja ka dhene licencen ketyre vasesve te ndyre.Ata qe e vrane bravo ju qofte se nje kriminel vrane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'