TIRANE - Biznesmeni Arben Frroku, i akuzuari i vetëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka apeluar sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Lajmi u bë i ditur nga avokati i të pandehurit, Tonin Prendi i cili sqaron se pasditen e sotme ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të rënda kërkesën për apelimin e masës së sigurisë dhënë ndaj Frrokut.
Arben Frroku ndodhet në paraburgim në Selanik, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Frroku akuzohet si i dyshuari kryesor i vrasjes së ush-shefit të komisariatit numër 6 në kryeqytet, mbrëmjen e 24 shkurtit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash teksa dilte nga makina në drejtim të banesës. Ngjarja ndodhi në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet.
Prokuroria i ka ngritur këto dyshime për shkak të një konflikti të hershëm që ekzistonte mes Lamaj dhe Frrokut, si dhe nga dëshmitë e mbledhura deri më tani.
Ndërkaq një ditë më parë është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa për ekstradimin e Arben Frrokut nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi Frroku u arrestua në Selanik. Tashmë kërkesa pritet t’i kalojë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do t’i drejtohet me një shkresë të posaçme autoriteteve greke.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Masa e sigurisë dhënë nga Gjyakta shqiptare