TIRANE - Vetëm sot policia greke ka publikuar komunikatën zyrtare për arrestimin e biznesmenit Arben Frroku dhe Jak Jakut disa ditë më parë në Selanik.

Në deklaratën për shtyp të policisë greke theksohet se Arben Frroku është ndaluar në Greqi pas një kërkese zyrtare nga pala shqiptare pasi kërkohet për vrasjen e një komisari të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar, duke iu referuar ish-shefit të komisariatit numër 6 Dritan Lamaj.

Në komunikatë theksohet se arrestimi është kryer më datë 25, pra një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

Policia greke me pas thekson se personi tjetër i arrestuar 31- vjeçari Jak Jaku akuzohet nga pala shqiptare vetëm për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.

arben frroku deklarata e policise greke arrestimi
(Në Foto: Deklarata e policisë greke mbi arrestimin në Selanik të Arben Frrokut dhe Jak Jakut)

Redaksia Online
(Gre.M/jd/Shqiptarja.com)