TIRANE - Vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt rikthehet sërish në vëmendjen e publikut, por këtë herë në lidhje me ekstradimin nga Greqia të të akuzuarit të drejtësisë shqiptare, Arben Frrokut.
Burime jo zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë pohuar për Shqiptarja.com, se nga informacionet që kanë nga Greqia, në fund të muajit maj, Gjykata e Lartë në Athinë, do të japë vendimin për ekstradimin e të kërkuarit, biznesmenit Arben Frroku.
Ky i fundit doli para Gjykatës në Selanik afro një muaj më parë, por vendimi për ekstradimin iu delegua Gjykatës së Lartë greke, pasi sipas trupit gjykues, nuk ishte kompetencë e saj vendosja e ekstradimit.
Ndërkohë, dje në Tiranë, është përfolur fakti, se, janë siguruar prova në automjetin tip BMW, i cili dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Lamajt.
Informacionet e dala në media lidhin Arben Frrokun me vrasjen e Kryekomisarit, pasi shkencërisht, thuhet se është provuar gjetja e një fije floku dhe e një gjurme gishti, e cila i përket pikërisht biznesmenit të akuzuar, që në fillim nga policia e shtetit për vrasjen e Lamajt. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar nga prokuroria.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com