Vrasja e Lamajt, Rama: Pushteti
përgjegjës, Berisha: Do ndëshkohet

Vrasja e Lamajt, Rama: Pushteti <br />përgjegjës, Berisha: Do ndëshkohet
TIRANË – Krerët më të lartë të shtetit, si kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryetari i PS-së Edi Rama, kreu i FRD-së Bamir Topi zhvilluan homazhe përpara trupit të vrarë të kryekomisarit Dritan Lamaj.

FRD: PERCJELLJA E KRYEKOMISAREVE REFREN NE SHQU
Fryma e Re Demokratike dënon ashpër ekzekutimin e kryekomisar Dritan Lamaj dhe e konsideron aktin kriminal si një goditje direkte ndaj institucioneve të shtetit dhe rendit demokratik. Në çdo rast dhe për çdo arsye humbja e jetës së zyrtari të lartë shtetëror, sidomos në forcat e policisë, përbën kërcënim për sigurinë, liritë qytetare dhe autoritetin shtetëror. Ngjarje të tilla meritojnë solidaritet dhe reagim të përgjithshëm kundër krimit. FRD i shpreh publikisht ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij dhe ndodhet pranë tyre në këto momente të vështira.

Në emër të qytetarëve që përfaqësojnë FRD-në shpreh publikisht edhe shqetësimin e thellë për rritjen e nivelit të kriminalitetit, si dhe dështimin e organeve përgjegjëse për parandalimin e akteve të tilla. Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë dhe të Policisë së Shtetit duhet ta kuptojnë se nuk janë aty për të bërë retorika politike duke përcjellë me homazhe kryekomisarët e radhës, por për të përmbushur detyrimin kushtetues dhe pritshmërinë qytetare për sigurinë e jetës, pronës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

BAMIR TOPI TE LAMAJ

BERISHA: AUTORET DO MARRIN NDESHKIMIN E MERITUAR 
Kryeministri Berisha duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj, ”një nga oficerët komisarët e shquar të policisë së shtetit shqiptar.” tha “Ky akt kriminal e barbar do të marrë të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor. Qeveria do të mobilizojë cdo burim çdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë e rreptësinë e ligjit shqiptar. Shpreh mbështetjen e qeverisë për forcat e rendit publik. Garantoj se krimi nuk do të mund kurrë të mposhtë vullnetin për të bërë ligjin në të katër anët e këtij vendi. Ngushëllimet më të thella për të gjithë.”

BERISHA TE LAMAJ


RAMA: PUSHTETI PERGJEGJES PER VRASJEN 
Kryetari i Partisë Socialiste, që mori pjesë në homazhet në nder të kryekomisarit të vrarë, Dritan Lamaj, tha sot se “është politika e dështuar e pushtetit, përgjegjëse për këtë kriminalitet dhe këto vrasje”.
“Është e e treta herë”, - tha Rama, - “që në një kohë jashtë mase të shkurtër, ne vijmë këtu për t’i dhënë lamtumirën një shërbëtori të shtetit, një komisari; e treta viktimë që tregon se krimi e ka vënë përfund shtetin; e treta dëshmi ulëritëse për të kthyer shtetin në krye të detyrës. Policia është e tradhtuar e po rrënohet dita-ditës dhe përkushtimi dhe heroizmi i tërë atyre shqiptarëve të ndershëm, që nën uniformën e policit po bëjnë gjithçka e mundur, është i pamjaftueshëm nëse nuk mbështetet nga një qeveri dhe shtet që nuk bën atë që duhet të bëjë dhe nuk respekton liritë dhe të drejtën e qytetarëve për të jetuar të qetë nga krimi: çdo ditë vrasje, çdo ditë krim, çdo ditë vriten komisarë policie."
Jemi në një gjendje të patolerueshme” - theksoi më tej kryesocialisti - “që ka përgjegjës, që ka fajtorë dhe atyre që guxojnë të thonë se opozita po i përdor politikisht
këto vrasje, u themi se është politika e dështuar e pushtetit, përgjegjëse për këtë kriminalitet dhe këto vrasje”.

RAMA TE LAMAJ

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul

Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul