Vrasja e Liridona Ademajt, Tom Dodaj dënohet me 5 vite burg, i shiti Naim Muselit armën me të cilën u ekzekutua 30-vjeçarja

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë Tom Dodaj, i cili është i akuzuari i katër lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Dodaj akuzohej se ka shitur armën me të cilën është vrarë 30 vjeçarja.

Në seancën e sotme, Tom Dodaj pranoi fajësinë. Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se i akuzuari Tom Dodaj shpallet fajtor për veprën penale shitje e armës me të cilën është kryer edhe vrasja e rëndë e të ndjerës, Liridona Ademajt.

Avokati i Tom Dodaj, Agron Kuçi dënimin ndaj klientit të tij e konsideroi të lartë dhe sipas tij gjykata nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese. Kuçi paralajmëroi edhe ankimin në instanca më të larta.

Në seancën e sotme të shqyrtimit fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt i akuzuari, Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm, Granit Plava zgjodhi të mbrohej në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u shpreh se nuk do të deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar me avokatin e tij, kërkesë të cilën në seancë ia mohoi kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku me arsyetimin se kanë pasur kohë të mjaftueshme për takime dhe konsultime.

Shqyrtimi fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt dështoi më 27 janar pasi mbrojtja e Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt deklaruan se nuk janë pajisur me shkresat e lëndës, sipas Kosovapress.

Si ndodhi ngjarja?

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, vrasësja ishte porositur pikërisht nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023 kur edhe Liridona  u përcoll në banesën e fundit, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.

Arrestimi i tretë për këtë vrasje ishte Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po ashtu u arrestua edhe Tomë Dodaj i cili siguroi armën për kryerjen e vrasjes.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Mars, 00:12

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?



×

Lajmi i fundit

Golloborda dhe Gora kërkojnë të dalin bashki më vete, minoriteti maqedonas-qeverisë: Ndrysho hartën territoriale

Golloborda dhe Gora kërkojnë të dalin bashki më vete, minoriteti maqedonas-qeverisë: Ndrysho hartën territoriale