Vrasja e Liridona Murselit, ambasadori suedez në Kosovë: Suedia po asiston në zbardhjen e rastit, feminicidi është prezent këtu
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Liridona Musliu
Vrasja e Liridona Murselit, 30-vjeçares nga Kosova, ka tronditur opinionin publik duke sjellë kështu reagime të shumta qytetarë dhe zyrtarë.
Ndër shumë të tjerë, për ngjarjen ka reaguar edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, i cili është shprehur se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.
Ëesterlund theksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një “fenomen” prezent në Kosovë, ku raportimet e shumta reflektojnë rritje të feminicidit.
“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”,- deklaroi ambasadori suedez.
I dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili aktuliasht ndodhet në paraburgim.
K.M/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38