Vrasja e 30-vjeçares kosovare, Liridona Murselit, më 29 nëntor, ka pasuar me marshime dhe protesta të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, si një mënyrë revolte kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Mbrëmjen e kësaj të marte, në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar një protestë, ku qindra qytetarë i janë bashkuar nën sloganin “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Protesta nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.
Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.
Sipas komunikatës, gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale. Të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, dhe spekulimeve që janë hedhur në lidhje me mungesën e tij në ceremoninë e saj mortore. Pacolli shkruan në ‘Facebook’, se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore, për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e Largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes.
Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në Graçanicë. Aty, ajo shkoi edhe në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.
Por 30 vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën. Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen.
T7 nga burime të sigurta merr vesh se Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti. E largimin, pas dy orë qëndrimi në restorant, e kapën kamerat e sigurisë që tash janë në duar të policisë.
Nga aty Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me veturën e njëjtë që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit. Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.
Në vendin e ngjarjes gjendet një kthesë e madhe, që detyron shoferët të ndalin shpejtësinë e lëvizjes. Madje pak metra më lartë, rruga është e dëmtuar që domosdo automjeti duhet të lëvizë ngadalë. T7 ka qëndruar të martën në restorantin, ku Naim Murseli ka ngrënë darkën e fundit me familjen e tij, por ata nuk kanë dashur të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast./ Express
Vrasja e 30-vjeçares kosovare, Liridona Murselit, më 29 nëntor, ka pasuar me marshime dhe protesta të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, si një mënyrë revolte kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Mbrëmjen e kësaj të marte, në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar një protestë, ku qindra qytetarë i janë bashkuar nën sloganin “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Protesta nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.
Ndër të tjera, protestuesit përmendën emrat e grave të vrara ndër vite në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.
Mediat kosovare raportojnë se në protestë ishin të pranishëm edhe familjarë të 30-vjeçares së ndjerë, si dhe deputetë dhe përfaqësues të institucioneve.
Po ashtu, protestës pritet t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti.
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, është parë sot në Prishtinë me dy fëmijët e mitur të djalit të tij dhe dhe të së ndjerës Liridona.
Në fotot e publikuara nga mediat në Kosovë shihet Shaban Murseli shihet me një fëmijët.
Në një prononcim ai ka thënë se bashkë më fëmijët ishin në Ambasadën suedeze në Prishtinë.
Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.
Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.
“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.
Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 30 vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pas së cilës rezultoi se qëndronte bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ky i fundit u arrestua së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar në organizimin e vrasjes së të resë.
Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale?
Sipas raportimeve, Naim Murseli kishte paguar para disa kohësh sigurimin jetësor të saj në një kompani suedeze dhe thuhej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Por, gazetari suedez Henrik Lundbjörk, ka thënë për KosovaPress, se shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro.
Kosovapress ka siguruar një dokument që vërteton disa raportime se dyshja kishin kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze. Megjithatë divorci nuk ka ndodhur pasi asnjëra palë nuk është paraqitur brenda gjashtë muajve deri në një vit, që cilësohet si periudhë e shqyrtimit të kërkesës.
Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.
“Më 31 janar 2019, Liridona Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, dhe spekulimeve që janë hedhur në lidhje me mungesën e tij në ceremoninë e saj mortore.
Pacolli shkruan në ‘Facebook’, se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore, për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e Largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.
Ndërkohë është thënë se ishte Pacolli i cili i njohu Naimin dhe Liridonën, duke qenë se Naim Murseli ishte këshilltar i tij.
Reagimi i Behgjet Pacollit:
Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.
Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.
Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët. Familjaret e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).
Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.
U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen
Vrasja e Liridona Ademit në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik. Vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen. Naim Murseli u arrestua si organizator i vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit.
Por gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë. Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.
Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë. Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.
Bashkë me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë; njëri prej të cilëve vrasësi direkt dhe tjetri bashkëpunëtor. Autori ishte paguar 30 mijë Euro nga Naim Murseli që të vriste bashkëshorten e tij, Liridonën, dhe ngjarja të inskenohej si grabitje.
Po këta qenka qenë të divorcuar që nga vita 2020 !
Përgjigju