Vrasja e Liridonës, marshim në Shkodër e Fier! Qytetarët bashkë për t’i thënë “ndal” dhunës ndaj grave: Përgjegjësi të edukojmë fëmijët, djemtë e vajzat

I tronditur me vrasjen e Liridonës nga babai i dy fëmijëve të saj, opinioni publik kërkon të mos heshtë. “NeLiriDona” është mesazhi i zgjedhur nga vajzat dhe gratë shkodrane në marshimin sensibilizues për ngjarjen e rëndë në Prishtinë.

“Ky është një rast që nuk po cenohet vetëm gruaja, por po cenohet familja shqiptare.”

“E vërteta është që duhet t’i mësojmë vajzat të kenë të drejtën e fjalës, të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë të barabarta”.

“Si nënë unë kam mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, për të rritur një djalë, të cilin duhet ta mësoj t’i dojë vajzat”.

Këto kanë qënë deklaratat e disa prej pjesëmarrëseve në marshim.

Pas marshimit, janë ndezur qirinj tek monumenti i Nënë Terezës.

Një tjetër marshim zhvilluan gratë në Fier, mes tyre edhe efektivë të policisë së shtetit për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave.

“Ajo që ne duhet të bëjmë, gjithë shoqëria jonë është parandalimi. Nëse ne do të investojmë për të parandaluar dhunën, do të bëjmë gjënë më të mirë për ta pakësuar këtë fenomen”,- është shprehur aktivistja Enkeleda Allkanjari.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rasti: 07/12/2023 12:46

    …i Liridones, ndjes paste dhe ngushellime, eshte krim pasioni-,para/ afer etj!-, per dhunen ndaj femres duhet dal cdo dite ne rruge-, per femrat qe jetojne ne varferi! Feminizem pa sens!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë