Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, Gjykata lë në burg autorin 18-vjeç dhe miku i tij

Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në burg Horgito Peqinin, autor i vrasjes se 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe mikun e tij, Klaudjan Sallufi. Peqini dhe 33-vjeçari Sallufi dolën të enjten në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata.

I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Ndaj Peqinit dhe Sallufit  rëndon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve. Gjatë seancës së sotme ata nuk janë shprehur shumë duke ia lënë në dore palës mbrojtëse. Burime bëjnë me dije se Orgito Peqini e ka pranuar krimin dhe ka dashur të lehtësojë pozitat e mikut të tij Klaudjan Sallufi, ndonëse nuk e ka ndihmuar në vendimin që dha gjykata.

Është vënë re mungesa e familjarëve të dy të pandehurve. Duke qenë i mitur, pasi Peqini mbush 18 vjeç më 5 tetor u asistua në seancë nga psikologia. Për shkak të moshës, për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg dhe për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

Të njëjtën masë arrest me burg gjykata dha para pak ditësh edhe për Ejden Dino bashkëpunëtor në krimin e 17 gushtit.

Pas vrasjes Horgito Peqini u arratis, ku policia u vu për disa ditë në kërkim të tij pa mundur ta kapin. Kane qenë familjaret e Horgito Peqinit të cilët çdo ditë ishin në komisariatin e Policisë Elbasan pasi kanë dashur shoqërimin e tij. Në fund,  18-vjeçari u vetdorëzua ku më pas tregoi dhe se ku e kishte hedhur armën me të cilën kreu vrasjen.

Si ndodhi ngjarja

Horgito Peqini dhe Kaludjan Sallufi së bashku me Ejden Dinon, i cili u arrestua 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ishin në shoqërinë njëri-tjetrit kur u përballën me Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Në seancën gjyqësore ku u dha masa e sigurisë 'arrest me burg', Dino tregoi se së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta.

Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë. Mbrëmjen e 17 gushtit, kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18- vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Vrasja e Madrit Ulqinakut, Gjykata e Elbasanit lë në burg autorin dhe mikun e tij! 18-vjeçari pranon fajin: Lironi shokët e mi

1661415297_Sequence03.00145822.Still055.jpg

Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në burg Horgito Peqinin, autor i vrasjes se 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe mikun e tij, Klaudjan Sallufi.

Për Horgito Peqinin mund të ketë ulje dënimi, pasi ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Ai e pranoi vrasjen gjatë seancës, ndërsa kërkoi të t'i liroheshin shokët.

Masa e kërkuar nga Prokuroria Elbasan për arrest me burg u vendos sot në seancën me gjyqtare Pajtime Fetaun dhe prokuror Arben Berexhen.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haxhi Evgjiti: 25/08/2022 10:57

    Kur jevgu e ben mbret,punen e pare qe beri ishte vrasja e babait. Ky klyshi vogel 18 vjeçar ben trimin, duke i kerkuar pajtimes lirimin e shokve. Eh çvete ne Elbasanin e krimit dhe korrupsionit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK