TIRANE-Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot (10 shkurt) kërkesën e 14-vjeçarit, të arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së Martin Canit vitin e kaluar.

Avokati kërkoi ndryshimin e masës arrest me burg, në arrest shtëpie, por gjyqtarja e Apelit Elona Mihali vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e lënë 14-vjeçarin në qeli, në institucionin e të miturve në Kavajë.

14-vjeçari akuzohet për "Vrasje e kryer në rrethana cilësuese".

I mituri u përlesh me Martin Canin dhe shokun e tij më 18 nëntor 2024, i cili mbeti i plagosur për sherre që kishin nisur mes tyre nxitur nga platforma TikTok. Pikërisht kjo ngjarje e rëndë pranë shkollës detyroi qeverinë të shkojë drejt mbylljes së TikTok për vetë efektin negative që sjell tek të vegjlit.