Nxori në pritë Martin Çeçon, lihet në burg Martina Pajollari! Nëna flet për mediat: Thonë se ka të dashur 43-vjeçarin, ai e ka si vajzë! Para 2 javësh e martova

18-vjeçarja Tina Pajollari do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e Martin Çeços. Masa e sigurisë u caktua nga gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu, ndërsa e reja akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e të dashurit të saj, i cili u gjet i mbytur në rezervuar në qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit.

Hetuesit besojnë se Martina Pajollari, e cila u arrestua më 14 Tetor ka nxjerrë në pritë Çeçon dhe ka qenë e pranishme në momentin kur ai u vra nga Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo. Avokati i autorëve të dyshuar, Valter e Edlir Mollaj hedh dyshime mbi dëshminë e të resë.

“Unë them që është influencuar por se nga kush mbetet për tu parë. Mua më krijohet përshtypja që vajza diçka di por nuk besoj kurrë që vajza ka marrë pjesë në krim. Nesër shohim deklarimet e saj kanë ndryshime thelbësore nga dëshmia e parë në të dytën”, tha avokati.

Nga seanca me dyer të mbyllura, Report TV mëson se Martina Pajollari ka ndryshuar dëshminë, duke deklaruar para trupit gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka firmosur përpara policisë, mbi praninë e saj të vendit ku u ekzekutua Çeço. 

Po kështu nëna e saj, Miranda Pajollari jashtë gjykatës deklaroi se policia ka ushtruar presion që 18-vjeçarja të pranojë bashkëpunimin në krim.

“Qante bërtiste çupa. Nuk është e vërtetë... Ne e morëm për tjetër gjë. I kishin thënë ka të dashur Valter Mollën, po ai sa ajo ka vajzën e tij. Janë të pafajshëm të gjithë, vajza dhe 3 djemtë. Na kërcënonin, policia kur morën vajzën dhe e futën aty në paraburgim. Të nxjerrin çupën dhe ata të tre janë të pafajshëm. Vajza ka 2 javë që është martuar, ja ku ka ardhur edhe bashkëshorti.’- u shpreh mamaja e Tinës”, tha nëna.

Pas masës së sigurisë, gjykata tntoi seancë ballafaqimi mes të resë dhe tre autorëve, por dështoi për shkak se mungonte, Blenti Angjo. Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Blenti Angjo janë të arrestuar prej 4 muajsh për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në Qershor 2022. Nga hetimet rezulton se Valter Mollaj, kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me 18-vjeçaren, Tina Panajolli, ndërsa kjo e fundit dyshohet se shoqërohej dhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për tu nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje.

Mbetet mister kush e telefonoi Martin Çeçon, i cili doli nga banesa rreth orës 22:00 për të mos u kthyer më. Autorët e dyshuar Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj nuk kanë pranuar asnjë fakt përpara gjykatës mbi ngjarjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Vrasja e Martin Çeços/ Flet i fejuari i Tina Pajollarit: Prej 2 javësh e mora për nuse! Si e mora vesh për arrestimin e saj

I fejuari i Tina Pajollarit që u la sot në burg, Artion Ferraj ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe të dëshmojë se kur vendosi nisjen e lidhjen e tij, pavarësisht se kjo e fundit ndodhej në “mesin” e akuzave për vrasjen e Martin Çeços. Ai ka treguar se njihet me Tinën prej 3 muajsh.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.

Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.

Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin 'Uniko'.

Ora 12:56
‘Tina i pranoi akuzat’, 18-vjeçarja del me lot në sy e pranga në duar pas seancës gjyqësore (VIDEO)

Martina Pajollari, 18-vjeçarja e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, me të cilin kishte një lidhje ka shpërthyer në lot pas përfundimit të seancës gjyqësore në Korçë. Në videon e siguruar nga Report Tv, 18-vjeçarja me pranga në duar del e përlotur nga ambientet e gjykatës.

Ora 12:47
Flet mamaja e 18-vjeçares: Vajza dhe 3 të arrestuarit janë të pafajshëm! Tina ka 2 javë që është martuar, të ma lënë çupën e lirë

Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit, e arrestuar tashmë si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, u shpreh se vajza e saj është e pafajshme. Ajo tha se po ashtu edhe tre të arrestuarit e tjerë për vrasjen janë të pafajshëm. Mamaja e 18-vjeçares zbuloi se vajza e saj ka vetëm 2 javë që është martuar.

‘Qante bërtiste çupa. Nuk është e vërtetë... Ne e morëm ë për tjetër gjë. I kishin thënë ka të dashur Valter Mollën, po ai sa ajo ka vajzën e tij. Janë të pafajshëm të gjithë, vajza dhe 3 djemtë. Na kërcënonin, policia kur morën vajzën dhe e futën aty në paraburgim. Të nxjerrin çupën dhe ato të tre janë të pafajshëm. Vajza ka 2 javë që është martuar, ja ku ka ardhur edhe bashkëshorti.’- u shpreh mamaja e Tinës.

Ora 12:11
Dështon seanca për Martina Pajollarin, shkak, mungesa e Blendi Angjos

 

Ka dështuar seanca  e zhvilluar ditën e sotme për Martina Pajollarin e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeços. Shkak është bërë mos prezenca e Blenti Angjos , pasi nuk është thirrur nga gjykata.

“Duhet të jenë edhe trashëgimtarët e viktimës në këtë seancë pasi i takon gjykimit të themelit ndaj dëshmia merret me 3she gjyqtarësh dhe argumenti që ka përdorur gjykata është ndryshimi i cilësisë procedurale që ka Pajollari e cila është vendosur nën hetim”, ka thënë avokati Nevzat Tarelli.

Gjykata refuzoi të marrë dëshminë e saj. Sot ka pasur edhe një argument më shumë, ku Martina Pajollari ka mohuar totalisht deklarimet, ajo thotë se personat që janë të arrestuar janë të pa përfshirë në ngjarje

Ora 10:20
Dyshohet se ishte në vendngjarje kur u vra Martin Çeço, Martina Pajollari: Të pavërteta

1665994966_retyrew.JPG

Burime për Report Tv thonë se Martina Pajollari gjatë seancës së sotme për sigurim prove ka deklaruar para trupi gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka thënë dhe firmosur përpara policisë. Rreth ngjarjes ajo ka deklaruar se ka qenë në vendin ku ka ndodhur krimi vetëm herën kur është shoqëruar nga policia drejt vendngjarjes.

Nga hetimet dhe marrja në pyetje e të akuzuarit Blenti Angjo dhe Martina Pajollarit del një fakt tjetër i ri që ka të bëj me dëshminë e tyre në të cilën të dyja herët, ajo më Korçë dhe ai në burgun e Peqinit, kanë deklaruar ekzaktësisht të njëjtat gjëra, çka hedh dyshimin për në vërtetësinë e implikimit në ngjarje të të akuzuarve.

Tjetër detaj i rëndësishëm i zbuluar gjatë ditës së sotme është se për këtë ngjarje nuk ka prova shkencore. Në vrasjen e Martin Çecos ka 4 të arrestuar por ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e tij, pasi prova dhe detaje dalin çdo ditë në këtë ngjarje.

Ora 10:12
Martina Pajollari lihet në  burg, avokati i kushërinjve Mollaj: Vajza di diçka, është influencuar nga dikush

 

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

Nevzat Tarelli, avokati i kushërinjve Edlir dhe Valter Mollaj ka dhënë një deklaratë lidhur me seancën e sotme.

Sipas deklarimit të avokatit ditën e sotme vajza është deklaruar para gjykatës dhe nuk dihet qartësisht nëse arrestimi i saj është kryer për shkak të kërkesës sigurim prove apo nëse prokuroria ka siguruar fakte të tjera të cilat e implikojnë vajzën me rol aktiv në krim.

Avokati ka hedhur hije dyshimin në influencimin e deklarimeve të të pandehurve Angjo dhe Pajollari, pasi sipas tij deklarata është ndryshuar 2 herë dhe në të dyja herët të pandehurit kanë deklaruar njësoj.

Ndërkohë sipas burimeve, gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta.

“Ka dëshmi kontradiktore të vajzës dhe bariut që më kanë krijuar bindje që vajza është tërësisht në pistë të gabuar por që di diçka për ngjarjen. A po thotë të vërtetën apo fsheh të vërtetën kjo i takon hetimit.

Mbi këtë bazë dhe nga një informacion se vajza mund të largohej unë kam kërkuar në gjykatë të bëhet sigurimi i provës. Kërkesa ime është në datë 6 Tetor ndërsa gjykata ka marrë vendim në 13 Tetor në dhomë këshillimi. Mbas këtij momenti formohet trupi gjykues dhe sot ishte planifikuar në seancë marrja e dëshmisë së vajzës.

Ky vendim është marre në datë 13 dhe çuditërisht në datë 14 po gjykata ka nxjerrë vendimin arresti për vajzën çka më le një shije jo korrekte. Nëse është shkak kërkesa për sigurim prove unë dyshoj mbi mënyrën e ndikimit mbi vajzën, nëse është shkak tjetër të cilën un nuk  e njoh që prokuroria ka prova mbi vajzën kjo mbetet për tu parë sot. Vajza është arrestuar si rezultat i vendimit në datë 14 në mungesë të saj. Mënyra se si gjenden në dosje dëshmi që çuditërisht kanë një rrjedhë jo normale, në momentin që Martina ka hedhur një pistë ku është verifikuar dhe s’ka dalë asgjë konkrete, atëherë, vajza ndërron një pistë tjetër. Pas dëshmisë së vajzës i merret dhe bariut e njëjta pistë, kjo nuk ka mundësi që dy persona të ndryshëm që kanë dhënë një version të gënjeshtërt të nisin po një gënjeshtër tjetër në version të ri.

Unë them që është influencuar por  se nga kush mbetet për tu parë. Mua më krijohet përshtypja që vajza diçka di por nuk besoj kurrë që vajza ka marrë pjesë në krim. Nëse shohim deklarimet e saj kanë ndryshime thelbësore nga dëshmia e parë në të dytën.”, tha avokati. 

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 18/10/2022 16:41

    vajza duhet trajtuar me psikolog,sepse nqs ka bere kete dhe nuk mer mbeshtetje,ajo neser do jete nje kandidate per kriminele.duhet kujdes dhe mbeshtetje njerezore sespe eshte shume e re. ajo duket komplet ne trauma.ajo pa mbeshteje sbehet me njeri normal.

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2022 02:22

    Keshtu ndodh moj Tina dhe nena e Tines,kur fluturon lule me lule per nektar,ndonje dite mund te perfundosh te Venus flytrap (Dionea muscipula),bime karnavore qe kap e ha insekte-(si shpjegim per gjithe shqipot qe nuk i njohin).Martesa nuk zgjidh gje,por kam pershtypjen qe ose te kane kercenuar ,ose di me shume,se ndryshe nuk shpjegohen tere keto veprime,martesa e nxituar dhe perpjekja per t'i quajtur e mbrojtur te gjithe te akuzuarit,perfshi dhe vajzen tende si te pafajshem.

    Përgjigju
  • Behari: 17/10/2022 17:55

    Keta duhen pyetur vec e vec dhe nqs deklaratat e tyre nuk perputhen, te tre jane fajtore. Avokat tra-pi thote qe vajza dicka di po nuk eshte fajtore. Cudi. Edhe Mollajt nuk jane fajtore.Cudi. Normal qe avokati do flase keshtu se eshte paguar.

    Përgjigju
  • Ne kete histori ka shume perversitet: 17/10/2022 16:00

    Kjo ndermjetesja tina dhe vrasesit jane te pafajshsem. I fajshem ketu eshte viktima. Po keta qe po shikojne tabulatet cfare kerkojne ne to. Kjo vajza mund ti kete thene ne takim qe te dale ne oren 10 , duke e nxjerre ne prite.

    Përgjigju
  • Beme nene te te ngjaj: 17/10/2022 15:47

    E pastaj se martina qenka martuar, na paska fituar imunitet per te mos u gjykuar dhe denuar.??! Kjo e ema na i dilka ne mbrojtje jo vetem vajzes por edhe te tjereve te perfshire ne vrasje.

    Përgjigju
  • Ervis: 17/10/2022 09:45

    Kalbeni ne burg kete bashke me dashnorin 50 vjeç qe kryen vrasjen. Futini ne te njeten qeli bashke me nja ca me burgim te perjetshm edhe ti perdhunojn te dy

    Përgjigju
    • Koli: 17/10/2022 21:36

      Nuk eshte 50 vjec por 43 vjec...Ka pak difernze...e dyta nuk Ka ligj te quhesh e abuzuar nese vajza Ka shkuar me deshire... ligji shqiptar e percakton moshen 14 vjec...nese eshte me deshire...pra Çfare lidhje ka pedofilia,vetem injorantet me 4 klase shkolle e dijn

    • beni: 17/10/2022 14:28

      e para prit i here kur flet se me duket e ekzagjeruar. Kjo 18vjec mesiguri futet tek personat e abuzuar ... se nuk e gjeti dashnorin 50 vjec kur i beri vete 18 vjec. Pastaj kafshet si ai 50 vjecari pe-do-fil e maskara e kane te lehte te manipulojne nje persin si kjo. Me siguri edhe kjo duhet te gjykohet.

  • Denim maksimal per kete: 17/10/2022 09:43

    Kjo eshte e shume e re, por krimi i saj eshte makaber. Pamja e saj 'naive' nuk duhet te ndikoje te gjykata qe ti jape denimin maksimal. Edhe vete djalli thone, qe ka nje pamje te pafajshme.

    Përgjigju
  • Cfar shteti jemi?: 17/10/2022 09:19

    Si ka mundesi aloma me ket histori ? 4 fshatar ne nje zon te humbur nuk zbulon dot policia nepermjet tabulateve kush ka qen ??????? Kjo goca nderron deshmi njeher kam qen njeher skam qen. Tabulatet e vertetojn . Kur nuk zbuloni dot 4 fshatar te humbur, ca pritet nga kjo polici

    Përgjigju
    • Agjenti: 17/10/2022 15:57

      Po ca pret ti. Se shef policin qe e shoqeron me duar ne xhepa. Hahaha

    • Lushka: 17/10/2022 11:00

      Hahahha fix lale keshtu eshte . Nuk duan ta bejne kete komb...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille