Vrasja e Martinit 14-vjeçar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

Vrasja e Martinit 14-vjeçar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

Viktima Martin Cani

Martini 14-vjecar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjecare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale.

Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare. Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për çfarë ndodh realisht. Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambientet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool.

Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart çdo ditë shqetësimin çfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj çdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini. Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse çdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt. Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërisë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen. Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur. Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen.

Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore.

Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia.

Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë. Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës.

Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë. Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Politika: 20/11/2024 13:44

    Me kryesoren se ke thene qe Polutika spaska faj fare. Ngushellimet e mia per kete tragjedi ne familjen e atij vogelushi???? Kisha nje pyerje per ju zonje e ke pyetur babain e ketij engjellit te vogel sa ore punone dhe sa ore paguhet dhe kush ja paguan siguracionet. Sigurisht shteti dhe polituka skan faj per ju Po qe prinderit te pakuajn Qeran Dritat Ujin Ushqimin Taksat Ilacet Leri qefet se sdel deri ketu llogaria Patjeter qe prinderit sjan fare ne kontakt me femijet punojne nga mengjesi deri ne darke. Dhe si do edukohen keta femije rrugve dhe me Fb ,Tik Tokate,BBV per delet ,Perputhet e Perleshet ☠️ Nje polull punon dhe ska Sindikata ti mbroje nga Oligarket qe pasurohen . Te na roj partia zonje !

    Përgjigju
  • Anna: 20/11/2024 07:21

    Pasqyra e femijes eshte prindi pike Ky brez prinderish jane vete te Pa edukuar dhe te Pa rritur

    Përgjigju
  • Noc Rroku: 19/11/2024 20:57

    Shoqëria është.një kope njerëzish,.Kapot që e sundojnë kopenë janë përgjegjës, varet nga Sundimtarët, në do të çojnë në kafshët apo të në Begati..... Kaq e thjeshtë të tjerat Blla Blla Blla me Balla vari veglat.....

    Përgjigju
  • Tironsi: 19/11/2024 20:26

    Klodiana shiko se mos harron POLITIKANET. C'fare shembulli jane ata?? Ja ta korrigjoj une ty listen: Familja Familja Familja, pastaj, Madia, rrjete sociale, politika, etj Shoqeria, Shkolla, Roja, mesuesi psikologu.. . Keshtu o Klodiana. Se njerzit tani po rrisin MONSTRA jo njerez! A e pe foton e ketij krimineli adoleshent, me cigare qe minoren?! Korrigjohu Klodiana, korrigjohu.

    Përgjigju
    • Ona: 19/11/2024 23:27

      Shume i vertete ky koment.

  • Pena: 19/11/2024 16:32

    Sondazh, te dogji by....a!!!

    Përgjigju
  • Pena: 19/11/2024 14:57

    Nuk pate ndonje fjale per adoleshentet e partise kriminele te Vicidolit, Nokes dhe Gaz Bardhes per sulmet dhe djegjet ne mitingjet te stacioneve te autobuzave urbane, te billbordeve te reklamave dhe koshave te plehrave!!! Cfare mbjell do te korresh,SA te zhduket e liga, nese zhduket?!

    Përgjigju
    • Sondazhi: 19/11/2024 15:31

      Fajin e ka Saliu dmth, i denjë per këtë vend jane ato si ty.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot