Vrasja e Martinit/ 'Prindërit për arsim cilësor' 8 kërkesa Ministrisë së Arsimit dhe një paralajmërim: Pa reagim, rikthehemi në protestë të hënën në orën 17:00 (LISTA)
Nga protesta e sotme te Ministria e Arsimit
Nga protesta e sotme te Ministria e Arsimit
Sensibilizimi qytetar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pas sherrit në shkollën “Fan Noli”, krim për të cilin është arrestuar një bashkëmoshatar si autor, ka sjellë edhe protestën qytetare të ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit.
Në protestën e kësaj të enjteje, (21 Nëntor), para godinës së ministrisë ishin mbledhur edhe prindërit e nxënësve, që gjithashtu shtruan një sërë kërkesash për marrje masash, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera, rritjen e sigurisë dhe trajtimin në shkollë.
Një listë me 8 kërkesa është publikuar edhe në rrjetin social Facebook, në profilin "Prindërit për arsim cilësor", listë që është pothuajse e ngjashme me atë të publikuar nga shoqëria civile. Por me ndryshime në pikën e shtuar për “rritjen e buxhetit për arsimin në nivelin 5% të GDP”, si dhe “ushqim dhe mundësi për të mësuar e bërë detyrat”.
Mes të tjerash është edhe kërkesa për dorëheqjen e ministres së Arsimit. Nëse kërkesat nuk plotësohen, ata paralajmëruan se “rikthehemi sërish të hënënë, në orën 17:00”.
Lista me kërkesa e prindërve ndaj Ministrisë së Arsimit:
1. Shtim i buxhetit për arsimin në nivelin 5% të GDP-së. Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës.
2. Rritje dhe plotësim 100% te shkollave me shërbim psiko social, në raportin 1 psikolog/ punonjës social për 200 nxënës.
3. Qëndrim i nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat.
4. Zbatim emergjent të udhëzimit për heqjen e telefonave në orarin e mësimit.
5. Miratimin e legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të permbajtjeve me gjuhë dhune ose urrejtje për të miturit nën moshën 18 vjeç në hapësirën digjitale.
6. Çdo shkollë duhet të ketë Oficier Sigurie.
7. Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat që nga mësuesit komuniteti i prindërve dhe drejtoritë e shkollave.
8.Dorëheqja e Ministres se Arsimit.
Postimi i 'Prindërit për arsim cilësor'
Lajmi kryesor:
Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55