Zhdukja e mikeshës në Suedi dhe skema e mashtrimit 30 milionë € e Naim Murselit', eksperti i sigurisë tregon dy pistat e forta për vrasjen e Liridonës

Shkaku i vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga Kosova, më 29 nëntor të këtij viti, me të dyshuar kryesor bashkëshortin e saj Naim Murselin, ende mbetet një mister i pazgjidhur për autoritetet e Kosovës.

Për të zbuluar konkluzionet e hetimeve të deritashme nga organet e drejtësisë, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi.

Fillimisht Elezi sqaroi se hipotezat që 30-vjeçarja mund të jetë vrarë nga bashkëshorti, me qëllim  përfitimin sigurimin shëndetësor të saj në Suedi, nuk qëndron, pasi e ndjera nuk rezultonte të kishte një siguracion të tillë në shtetin suedez.

“Nga ajo që kemi kuptuar mund të themi se pista e cila të dërgon më së shumti në drejtim të hetimeve është ajo që e ndjera mund të ketë pasur sekrete që i kanë rrezikuar jetën. Ju e dini që ka pasur disa pretendime rreth asaj se ky rast është kryer me qëllim përfitime materiale, por që rezultoi se ndjera nuk kishte një sigurim jetësor. Gjithashtu u fol edhe për marrëdhëniet e tyre, dyshime për çështje seksuale, por që të dy tezat kanë rënë, duke u bazuar fillimisht në atë që thashë se nuk u vërtetua se ka pasur një sigurim jetësor, nga i cili i dyshuari do të përfitonte, si dhe Lirona dhe Naimi kishin marrëdhënie të mira në çift dhe nuk pritej që të ndodhte një gjë e tille”,- u shpreh Elezi.

Eksperti i sigurisë shtoi se një pistë e re hetimi është ngritur nga autoritetet suedeze.

Sipas tij, pak para ardhjes së familjes Murseli në Kosovë, një shoqe e Liridonës është zhdukur pa lënë gjurmë në Suedi, ngjarje për të cilën autoritetet kanë dyshime se mund të ketë lidhje me vrasjen e 30-vjeçares.

“Mund të them se aktualisht pista e hetimit ka të bëjë me sekretet që e ndjera ka poseduar dhe ka të bëjë me aktivitete në Suedi, sepse tashmë dyshohet që një vajzë, e cila dyshohet se ka qenë shoqe e Liridonës është zhdukur në Suedi”,- tha ai.

“Nuk jemi shumë të sigurt, duket që pak ditë para se të ndodhë kjo. Mund të themi në kohen kur Liridona dhe Naimi kanë ardhur në Kosovë”,- shtoi Elezi.

Ndër të tjera, Elezi tha se Liridona Ademaj mund të jetë eliminuar pasi mund të ketë qenë në dijeni të një skeme mashtrimi me vlerë rreth 30 milionë euro, që dyshohet se ka qenë e organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Kam përmendur dhe më parë se dyshohet që Naim Murseli në Suedi ka bashkëorganizuar aktivitet të cilat kanë dëmtuar buxhetin suedez, duke shpërdoruar një vlerë e cila besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Një shumë e cilat dyshohet se nga aktivitete tanimë i dyshuari ka pasur. Është bërë një lloj skeme mashtrimi, ku taksapaguesit suedezë janë dëmtuar me një vlerë rreth 30 milionë euro.

Sipas informacioneve e ndjera dyshohet se ka pasur informacione”.- deklaroi Elezi.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Europa s ben dot pa emigrantet: 17/12/2023 08:41

    Po kanalet e WC-ve punet e tjera pastrimet kujdesjet per te moshuarit punet ne bujqesi industri, ndertim etj a i bejne dot vete europianet?

    Përgjigju
  • Rroftë Europa Pa Emigrantë!: 16/12/2023 20:25

    Eh more suedezë e të tjerë popuj e Vënde Europiane... I mbushët vëndet e juaja me lloj, lloj maskarenjsh e të hurit e litarit, rronxho bonxho injorantësh e kriminelë e copa mishi dhe... Turp, Shumë Turp qe po vazhdoni pa pikë pëgjegjësie ti merrni e ta mbushni Europën e Shënjtë me hale të tilla. NXIRRINI JASHTË TË GJITHË TË HUAJT DHE EMIGRANTËT. SEJCILI DUHET Të JETOJë Në SHTëPINë E Në VëNDIN E TIJ. EUROPA DUHET TË PASTROHET... TË PASTROHET... TË PASTROHET!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë