TIRANE- Dy ditë pas vrasjes së 34-vjecarit Arlind Fuga shumë afër drejtorisë së Policisë së Tiranës, blutë e kryeqytetit ende nuk kanë bërë me dije emra konkretë që mund të kenë kryer këtë ekzekutim mafioz. Ndërkohë që policia hedh dyshime se vrasja e shtetasit Arlind Fuga e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në Tiranë është pjesë e serialit të atentateve mafioze ku kanë mbetur të vdekur shtetasit Sokol Doçi, më 29 korrik 2011 tek rruga Shyqyri Ishmi në Tiranë, dhe Arjan Selimi më 26 shtator 2011 tek ish-parku i autobusave, në kryeqytet.
Këto dyshime nga policia janë hedhur për shkak të njohjeve që 2 të sipërpërmendurit kanë patur me viktimën Arlind Fuga, dhe sidomos me shokun e tij Emiljano Shullazi.
Në vijim të hetimeve, rreth 20 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës për tu marrë në pyetje që prej ekzekutimit, por hetimet ende nuk kanë nxjerrë gjë në dritë, kjo edhe për shkak të errësirës që ka favorizuar vrasësit pas kryerjes së krimit. Burimet e brendshme policore bëjnë me dije hetimet po kryhen në fshehtësinë më të madhe të mundshme për shkak të lidhjeve të viktimës me persona pjesë e listave të policisë.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve mes bandave rivale, kjo edhe për shkak të mënyrës së ekzekutimit, që i përngjan një atentati mafioz të kryer në një nga zonat qëndrore të Tiranës. Fuga, i njohur me nofkën "Pipja", baba i 2 fëmijëve, një djali në klasë së dytë dhe një vajze disa muajshe, u qëllua mbrëmjen e së hënës me gjashtë plumba, jo më larg se 500 metra në vijë ajrore nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të vrasjeve në prokurorinë e Tiranës.
HISTORIA
Pista kryesore ku po punojnë ekspertët në lidhje me vrasjen me gjashtë plumba të Arlind Fugës, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që kanë rivalitet mes tyre që nga vitet 1998-2002 e madje edhe më pas. Policia dyshon se sherri mes dy grupeve kriminale të njohura në kryeqytet ka nisur që pas plagosjes së shtetasit Gilmando Dani disa muaj më parë në Tiranë. Dani është shok i ngushtë dhe mik i vjetër i Emiljano Shullazit, i konsideruar si ekponent kryesor i njërës bandë rivale. Gilmando Dani u qëllua pranë banesës së tij me armë zjarri më 25 qershor 2011. Por përplasjet e bandave kanë vijuar dhe më vonë. E radhës ishte vitin e kaluar më 29 korrik 2011, kur në mënyrë mafioze u ekzekutua me kallash Sokol Doçi, që në atë kohë punonte si jurist i Entit të Banesave. Më pas ndodhi vrasja e Arjan Selimit, i cili njihej si kreu i grupit ndërkombëtar të drogës "Kompas", në 26 shtator të vitit 2011, që besohet se ishte hakmarrje për vrasjen e Sokol Doçit, duke qenë se Selimi njihej si mik i Shullazit. Deri në këtë pikë të hetimeve, vrasja duket si një hakmarrje e hapur nga bandat rivale.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
( ne foto Arlind Fuga dhe vendi ku u vra)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com