Vrasja e Mirit të Xhikes
20 vjet burg për Lavdërim Tufën
Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke dënuar me 20 vjet.
TIRANE- Më shumë se 8 vjet pas vrasjes së biznesmenit Fatmir Rama, Gjykata e Tiranës ka dënuar njeriun e akuzuar si vrasësi i tij. Lavdërim Tufa është shpallur fajtor duke u dënuar me 20 vjet burg.
Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke dënuar me 20 vjet. Ndaj Tufës ra akuza e armëmbajtjes pa leje me argumentin që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të Lavdërim Tufës.
VRASJA Fatmir Rama u vra në mars të viti 2003, brenda lokalit të tij "Kartodrom 2000", gjatë një ndeshje futbolli. Në atë moment, Fatmir Rama ( i njohur si Miri i Xhikes) shoqërohej nga Ylli Kelmendi, Flamur Rrapaj, Kristaq Cami e Julian Durishti. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama. Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Ramës, qëlloi me pistoletë drejt atentatorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Gjetja e njollave të gjakut në disa vende, rruga që kishin përshkuar tregonte se autorët e njihnin mirë zonën dhe rrugicat për t’u fshehur nga ndjekja prej policisë, ngriti dyshimin për Lavdërim Tufën. Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të 2004-s, u arrestua Lavdërim Tufa. Prova që e implikon atë ishte përputhja rreth 90% e ADN-së së tij me një fije floku, që u gjet në maskën e hedhur nga njëri prej atentatorëve.
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
76.4%
-
Jo
18.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 373
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti: Faton Hajrizin nuk është hero, patriot është Afrim Bunjaku! Kritikon Prokurorinë: Ende nuk ngriti aktakuzë ndaj Millan Radojiçiçit
24 Korrik, 13:04
-
Nuk deklaroi apartamentin në Longomare të Vlorës, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Fatos Tushen
24 Korrik, 13:01
-
Rrezikoj të mbytej në plazhin e Tales, ja momenti kur pushuesit dhe roja bregdetare shpëtojnë 50- vjeçarin (VIDEO)
24 Korrik, 12:59
-
'Qenke bërë e bukur sot...' Gazetarët ‘thumbojnë’ mjeken, Alketa Pere hyn në GJKKO me syze të zeza i buzëqesh kamerave
24 Korrik, 12:48
-
Proteinat e gjakut janë treguese të 67 sëmundjeve
24 Korrik, 12:48
-
Në kërkim për përfshirje në sulmin në Banjskë, pronat e sekuestruara të Radoiçiçit i kalojnë Policisë së Kosovës
24 Korrik, 12:45
-
Nepal/ Rrëzohet avioni, 18 të vdekur! Piloti, i vetmi i mbijetuar
24 Korrik, 12:35
-
21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
24 Korrik, 12:35
-
Altari i dashurisë së Gjadrit (Për librin "Letra gruas seme të vdekun" – Gjovalin Gjadri)
24 Korrik, 12:30
-
‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët
24 Korrik, 12:28
-
Presidentja Osmani: Heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe ka ndikim negativ
24 Korrik, 12:23
-
Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete
24 Korrik, 12:22